Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

38.Nxitja për dhënien selam

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

153 – Transmeton Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhuma) tregoi se një burrë e pyeti profetin :

“Cila është gjëja më e mirë në islam?.”

Ai u përgjigj:

تطعم الطعام و تقرأُ السلام على من عرفت و من لم تعرف

“Të japësh ushqim (për nevojtarët) dhe t’i japësh selam atij (të përshëndetësh atë) që e njeh dhe që nuk e njeh.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

154 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

لا تدخلوا الجنة حتى تؤمنوا و لا تؤمنوا حتى تحابُّوا ، أفلا أدلكم على شيء إذا فعلتموه تحاببتم ؟ أفشوا السلام بينكم

“Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin. A nuk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë që nëse e bëni, do të duheni në mes vete? Përhapeni selamin (përshëndetjen) në mes jush!”

Transmeton Muslimi.

155 – Amar bin Jasiri (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Ai që i posedon tri gjëra, e ka imanin e plotë: “Të qenit i drejtë ndaj vetvetes, t’i japësh njerëzve selam dhe dhënia sadaka edhe në kohët e vështira.”

Autentik. Kështu e transmetoi Bukhari hadithin me një zinxhir të reduktuar, ndërsa Ibn Ebi Shejbeh në “el-Iman” dhe Ibn Hibani në “Raudhat-ul-Ukala” e transmetuan atë me një zinxhir transmetimi të lidhur.

156 – Imran bin Husejn (radijAllahu anhu) ka thënë:

جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ، فَقَالَ : السَّلامُ عَلَيْكُمْ . فَرَدَّ عَلَيْهِ ، ثُمَّ جَلَسَ ، فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : عَشْرًا . ثُمَّ جَاءَ آخَرُ ، فَقَالَ : السَّلامُ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَةُ اللَّهِ ، فَرَدَّ عَلَيْهِ ، وَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : عِشْرِينَ . ثُمَّ جَاءَ آخَرُ ، فَقَالَ : السَّلامُ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَةُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ فَرَدَّ عَلَيْهِ ، وَقَالَ : ثَلاثُونَ

“Një njeri erdhi tek profeti dhe tha: “Es-selamu ‘alejkum (Paqja qoftë mbi ju).” Profeti ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti tha: “Dhjetë”. Pastaj erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu ‘alejkum ue rahmetull-llah (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju).”

Profeti ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti tha: “Njëzetë”. Pastaj erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es-seamu ‘alejkum ue rahmetull-llahi ue berakatuhu (Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ju).” Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti tha: “Tridhjetë.”

Transmeton Tirmidhi i cili tha: Hadithi është i mirë. Kjo është e saktë, gjë të cilën e tha ejhaki dhe Hafidh Ibn Haxheri.

157 – I dërguari i Allahut ka thënë:

إن أولى الناس بالله ، من بدأهم بالسلام

“Njerëzit më të afërt tek Allahu janë ata të cilët fillojnë të parët me selam.”

Hadithi është i mirë. Zinxhiri i transmetimit është autentik.

158 – Aliu (radijAllahu anh) tregoi se profeti ka thënë:

يجزئ عن الجماعة إذا مرُّوا ؛ أن يسلم أحدهم و يُجزئُ عن الجلوس ؛ أن يردَّ أَحدُهم

“Është e mjaftueshme për një grup njerëzish të cilët janë duke ecur që njëri prej tyre të jap selam dhe është e mjaftueshme për një grup njerëzish të cilët janë ulur që njëri prej tyre t’ia kthen selamin.”

Transmeton Ebu Daudi. Ahmedi dhe Bejhaki. Hadithi është autentik.

159 – Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë:

مرَّ النبي على صبيان يلعبون ، فسلم عليهم

“Profeti ﷺ kaloi pranë disa fëmijëve të cilët ishin duke luajtur dhe u dha atyre selam.”

Hadithi është autentik. Të njëjtën gjë e tha Ibn-ul-Kajimi. Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

160 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

إذا انتهى أحدكم إلى المجلس فليسلم فإن بدا له أن يجلس فليجلس ثم إذا قام فليسلم فليست الأولى بأحقَّ من الآخرة

“Kur ndonjëri prej jush të vijë në ndonjë mexhlis, le të japë selam. Pastaj, nëse dëshiron të ulet, atëherë le të ulet. Dhe atëherë kur ai ngrihet për tu larguar nga aty, le të japë selam. Selami i parë nuk është më me vlerë sesa i dyti.”

Tirmidhi tha: “Hadithi është i mirë.” Hadithi madje është në gradë më të lartë se kaq. Hadithi është vërtetuar përmes rrugëve të tjera, siç mund të lexoni në “es-Sahihah” (183). 

Shpërndaje: