Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Hatim ka thënë:
”I mençuri e ka obligim që të mos ia zbulojë sekretin e tij askujt pavarësisht nëse personi është i besueshëm apo jo. Herët ose vonë do tu ndodh atyre diçka e cila e bën atë që t’ia zbuloi sekretin e tij.”
El-Meda’ini ka thënë:
”Është zakon të thuhet se personi me durimin më të fortë është ai i cili nuk ia zbulon sekretin shokut të tij nga frika se mos ndodh diçka mes tyre dhe më pas ai ia përhap atë.”
Ebu Hatim ka thënë:
”Ai që ruan sekretin e tij do t’i dal për zot programit të tij, do të arrijë qëllimet e tij dhe do t’i shpëtoi dështimeve dhe dëmeve. Nëse nuk i jepet ajo që e shpresonte, ai e ruan sekretin e tij në një enë dhe e ruan atë larg nga të gjithë. Nëse detyrohet që ta zbuloj atë, ia tregon atë personit i cili ia dëshiron të mirën atij sepse sekreti është amanet dhe zbulimi i tij është tradhti.”
Ibnul-Arabi ka thënë:
”Ishte zakon të thuhej se: ‘I mençur është ai i cili ruhet nga shoku i tij’.”
Ebu Hatim ka thënë:
”Është paaftësi që të mos jesh në gjendje të ruash sekretet. Atë që e fsheh ndaj armikut nuk të obligohet që t’ia tregosh shokut. Përvojat vlejnë si mësime për të mençurit. Ai që dëgjon një sekret nuk do ta grisë dhe ta përhapë atë sepse sekreti është quajtur sekret sepse nuk duhet përhapur. Prandaj njeriu i mençur është i obliguar të ketë një gjoks më të gjerë për sekretin e tij se të tjerët dhe të kujdeset që të mos e zbulojë atë. Kështu që i mençuri obligohet që të ketë gjoksin më të gjerë se të tjerët për sekretet e tij dhe të kujdeset që të mos i përhap ato.”
Ebu Hatim ka thënë:
”Fitorja vjen me vendosmëri, vendosmëria vjen duke reflektuar, reflektimet vijnë me ruajtjen e sekreteve. Ai që e ruan sekretin e tij zgjedhjen e ka në dorë. Ai që ua tregon të tjerëve sekretet e tij bie në sytë e tyre dhe sekreti i tij zbulohet. Kushdo që nuk e mban sekretin meriton të kritikohet dhe ai që meriton kritikimin ka logjikë të mangët ndërsa ai që vazhdon në këtë gjendje kthehet në injorancë.”
Ebu Hatim ka thënë:
”I mençuri duhet ta dijë se konsultimi i zbulon sekretet. Prandaj ai nuk duhet të konsultohet me dikë që nuk është i mençur, këshillues, i dashur dhe fetar. Konsultimi me një person i cili është i tillë kjo është prej mirësive.”
Hasan El-Basri ka thënë:
”Ai i cili kërkon nga këshilluesi këshillë nuk do të pendohet.”
Ebu Hatim ka thënë:
”Nëse një grupi njerëzish i kërkohet këshillë dhe në mesin e tyre është i mençuri, ai e ka obligim që të jetë i fundit që këshillon sepse kjo i jep më shumë kohë për të menduar dhe e mbron atë nga gabimet, në këtë rast mundësia është më e madhe për të qenë vendimtar dhe rreziku që të gaboi është më i vogël. Kushdo që kërkon këshilla duhet të jetë i kujdesshëm që të mos kërkojë këshilla nga personi i paaftë, ashtu sikurse nuk i kërkohet ndihmë dembelit. Konsultimi është udhëzim i pastër. Ai që kërkon këshilla nuk do të humbasë udhëzimin. Ai që nuk kërkon këshilla nuk do t’i shpëton devijimit. Kushdo që kërkon këshilla nuk do të pendohet.”
Ebu Hatim ka thënë:
”Në rast vështirësie është prej tipareve të mençurit që të kërkon këshillë nga personi dashamirës dhe pastaj t’i bindet atij. Gjatë konsultimit ai duhet ta pranojë të vërtetën dhe të mos debatoj me gënjeshtra. Ai duhet ta pranojë të vërtetën nga personi i cili ia paraqet atë. Ai nuk duhet ta nënvlerësojë mendimin fisnik që vjen nga personi i ulët. Perla e rrezikshme nuk ndikohet në mënyrë negative nga rreziku i pakonsiderueshëm i zhytësit. Pastaj e lut Allahun për udhëzim dhe vepron përgjatë udhëzimeve.