“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

38.Rreth atyre që i kanë vdekur dy fëmijë

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Muslimi në Sahihun e tij thotë: ”Ebu Hasan ka thënë: ” i thashë Ebu Hurajras radijAllahu anhu: Më kanë vdekur dy fëmijët e mi, çfarë mund të na tregosh ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, i cili do ta rregullojë gjendjen tonë pas vdekjes së tyre?”

Ai tha: ”Po! Fëmijët e tyre janë të rinjtë e Xhenetit. Ndonjëri prej tyre e takon babait e tij ”ose tha, prindërit e tij” dhe e kap atë prej rrobes ”ose tha, prej dore” ashtu sikurse po të kap edhe unë ty prej rrobe, dhe nuk e lëshon derisa Allahu ta fus atë dhe ata në Xhenet.” E transmeton edhe Imam Ahmedi.

Bukhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ebij Seijd El-Khudri se i Dërguari i Allahut salaAllahu alejhi ue selem i ka thënë grave:

”…Çdo gruaje prej jush të cilës i vdesin tre fëmijë, vetëm se ata do të jenë mburojë prej zjarrit.”

Një grua tha:
”Po dy, pasi mua më kanë vdekur dy?”

Ai salAllahu alejhi ue selem u përgjigj:
”Edhe dy.”

Shpërndaje: