Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

39.Të folurit dhe të qeshurit e Allahut nuk është si i krijesave

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 57-58

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E njëjta gjë vlen edhe për të folurit e Allahut. Allahu fletë por jo si krijesat. Thirrja e Tij nuk është sikurse thirrja e krijesave. Fjala e Tij nuk është sikurse fjala e krijesave. Cilësitë e Allahut i përkasin vetëm Atij. Ai i përgjigjet lutësit dhe thotë:

“Kush më lutet Mua që Unë t’i përgjigjem atij? Kush më kërkon falje Mua që Unë ta fal atë? Kush kërkon nga Unë në mënyrë që Unë t’i jap atij?1

Allahu (subhanehu ue te ala) është i Butë dhe Bujar, Falës dhe Mëshirues. Prandaj është e detyrueshme për të pohuar cilësitë e Allahut ashtu siç i përkasin Atij.

Profeti ﷺ gjithashtu ka thënë:

“Allahu (te ala) qesh me dy persona. Njëri prej tyre vret tjetrin dhe që të dy do të hyjë në xhenet.” 2

Të qeshurit e Allahut i përket vetëm Atij. Ajo nuk i ngjan të qeshurit dhe cilësive të krijesave. Të gjitha cilësitë e Allahut i përkasin vetëm Atij (xhela ue ala). Profeti ﷺ gjithashtu tha:

“Zoti ynë çuditet me humbjen e shpresës së robërve të Tij pavarësisht se ndryshimi i Tij është afër. Ai iu shikon ju kur ju jeni në vështirësi dhe jeni të pashpresë. Ai fillon të qesh sepse Ai e di se shpëtimi juaj është afër.” 3

D.m.th. gjendja është duke ndryshuar. Njeriu humbet shpresën dhe është i dëshpëruar për shkak të vështirësive, ndërsa shpëtimi i Allahut në fakt është afër. 


1 Bukhari (7494) dhe Muslimi (758).

2 Bukhari (2826) dhe Muslimi (1890).

3 Ibn Maxheh (181). I mirë sipas Albanit në ”Es-Sahihah” (2810).

Shpërndaje: