Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Vlera e tehmidit (elhamdulilah), tehlilit (la ilahe ilAllah) dhe tesbihut (subhanAllah)

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani 
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

6 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

من قال : لا إله إلا الله وحده لا شريك له ، له الملك وله الحمد ، وهو على كل شيء قدير . في يوم مائة مرة ، كانت له عدل عشر رقاب ، وكتبت له مائة حسنة ، ومحيت عنه مائة سيئة ، وكانت له حرزا من الشيطان يومه ذلك حتى يمسي ، ولم يأت أحد بأفضل مما جاء به إلا رجل عمل أكثر منه

“Kush thotë njëqind herë në ditë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të vetëm e pa ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë”, ai shpërblehet sikurse të ketë liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind shpërblime dhe i fshihen njëqind mëkate. Kjo do ta mbrojë atë nga shejtani gjatë pjesës së mbetur të ditës, derisa të bëhet natë. Askush nuk ka bërë diçka më të mirë se ky, përveç atij njeriu i cili thotë më shumë herë se sa ai.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Do të thotë të gjitha llojet e hamdeve dhe lavdërimeve”, tha Imam en-Neueui. Kushdo që zgjedh të bëjë hamd dhe lavdërime më shumë duhet të sigurohet që të mos i përmbahet një numri të kufizuar, ndryshe nga ajo që bëjnë Sufitë. Asnjë dhikr autentik nuk lexohet më shumë se njëqind herë, siç e kam sqaruar në “es-Sahihah” (2762).

7 – Profeti  ka thënë:

من قال سبحان الله وبحمده في يوم مائة مرة حطت خطاياه وإن كانت مثل زبد البحر

“Ai që thotë njëqind herë në ditë: “I pa të meta është Allahu dhe Atij i takon Lavdërimi”, i shlyen mëkatet e tij, edhe nëse janë të shumta sa shkuma e detit.” 

Transmeton Bukhari, Tirmidhi i cili e vërtetoi atë dhe Muslimi.

8 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

كَلِمَتَانِ خَفِيفَتَانِ عَلَى اللِّسَانِ ثَقِيلَتَانِ فِي الْمِيزَانِ حَبِيبَتَانِ إِلَى الرَّحْمَنِ : سُبْحَانَ اللَّهِ ، وبِحَمْدِهِ سُبْحَانَ اللَّهِ الْعَظِيمِ

“Janë dy fjalë të lehta në gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura për të Mëshirshmin: “I Pastër nga të metat është Allahu dhe Atij i takon Lavdërimi” dhe “I pa të meta është Allahu dhe Ai është Madhështori.” 

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

9 – I dërguari i Allahut ka thënë:

لأن أقول : سبحان الله والحمد لله ولا إله إلا الله والله أكبر أحب إلي مما طلعت عليه الشمس

“Të them: “I pa të meta është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi”, është gjëja më e dashur tek unë sesa çdo gjë në këtë dynja.”

Transmeton Muslimi.

10 – I dërguari i Allahut ka thënë:

أحبُّ الكلام إلى الله تعالى أربع ، لا يضرك بأيهن بدأت : سبحان الله ، والحمدلله ، ولا إله إلا الله ، والله أكبر

“Fjalët më të dashura tek Allahut janë katër, nuk ka të keqe me cilëndo që fillon: “I pa të meta është Allahu”, “I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut”, “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” dhe “Allahu është më i Madhi”.

Transmeton Muslimi.

11 – Sad bin Ebi Uekas (radijAllahu anhu) i dërguari i Allahut ka thënë:

أيعجز أحدكم أن يكسب كل يوم ألف حسنة ؟ فسأله سائل من جلسائه : كيف يكسب أحدنا ألف حسنة ؟ قال : يسبح مائة تسبيحة ، فيكتب له ألف حسنة ويحط عنه ألف خطيئة

“Kush prej jush nuk është në gjendje të marrë njëmijë shpërblime në ditë?” Një njeri në mexhlis pyeti: “Si mundet dikush prej nesh të fitojë njëmijë shpërblime?” Ai tha: Bëj njëqind tesbihe “I pa të meta është Allahu, njëqind herë.” Atëherë i shkruhen njëmijë shpërblime, njëkohësisht i fshihen njëmijë mëkate.” 

Transmeton Muslimi.

12 – I dërguari i Allahut ka thënë:

عن جويرية أم المؤمنين رضي الله عنها أن النبي صلي الله عليه وسلم خرج من عندها بكرة حين صلي الصبح وهي في مسجدها ثم رجع بعد أن أضحى وهي جالسة فقال : (( ما زلت علي الحال التي فارقتك عليها ؟ )) قالت نعم ، قال النبي صلي الله عليه وسلم : (( لقد قلت بعدك أربع كلمات وثلاث مرات لو وزنت بما قلت منذ اليوم لوزنتهن : سبحان الله وبحمده ، عدد خلقه ورضا نفسه وزنة عرشه ومداد كلماته

“Nëna e besimtarëve, Xhuvejrijeh (radijAllahu anha) ka transmetuar se profeti doli nga shtëpia e saj herët në mëngjes pas namazit të sabahut, gjatë kohës që ajo ishte ulur në vendin e faljes. Kur ai erdhi përsëri në mëngjes, ajo ishte ende e ulur në të njëjtin vend. Ai i tha: “A nuk ke lëvizur nga vendi prej kur jam larguar?” Ajo u përgjigj: “Jo.” Pastaj profeti tha: “Pasi unë u largova nga këtu, i thash katër fjalë nga tri herë, që po të peshohen me atë që ke thënë sot, do të peshonin më shumë sesa ajo (që ke thënë ti): “I pa të meta është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi sa numri i krijesave të Tij, dhe aq sa dëshiron Ai Vetë, sa peshon arshi i Tij dhe se fjalët e Tij janë të shumta.” 

Transmeton Muslimi.

13 – Sad bin Ebi Uekas (radijAllahu anhu) tregoi se një beduin erdhi te profeti dhe i tha: “O i dërguari i Allahut! Më mëso disa fjalë që mund t’i them.”

Ai i tha: “Thuaj:

قٌــل : لا إله إلأا الله وحده لا شريك له الله أكبر كبيرا والحمد لله كثيرا سبحان الله رب العالمين لا حول ولا قوة إلا بالله العزيز الحكيم قال : فهولاء لربي فما لي ؟ قال : قٌــل اللهم اغفر لي وارحمني واهدني و عافنى وارزقني

“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm e pa ortak, Allahu është më i Madhi, falënderimet dhe lavdërimet e shumta i takojnë Allahut, i pa të meta është Allahu, Zoti I krijesave, nuk ka asnjë lëvizje apo forcë përveçse me dëshirën e Allahut, i Plotfuqishmi, i Urti.” Beduini tha: “Këto janë për Zotin tim, e për mua?” Profeti iu përgjigj: “Thuaj: “O Allah! Më fal, më mëshiro, më udhëzo, më ruaj dhe më furnizo!”

Transmeton Muslimi.

14 – Profeti ka thënë:

لَقِيتُ إِبْرَاهِيمَ لَيْلَةَ أُسْرِيَ بِي ، فَقَالَ : يَا مُحَمَّدُ ، أَقْرِئْ أُمَّتَكَ مِنِّي السَّلامَ , وَأَخْبِرْهُمْ أَنَّ الْجَنَّةَ طَيِّبَةُ التُّرْبَةِ عَذْبَةُ الْمَاءِ , وَأَنَّهَا قِيعَانٌ , وَأَنَّ غِرَاسَهَا سُبْحَانَ اللَّهِ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ وَلا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَاللَّهُ أَكْبَرُ

“Unë takova Ibrahimin natën kur më ngritën në qiell (natën e israsë), ndërsa ai më tha: “O Muhamed! Jepi selam umetit tënd nga unë dhe lajmëroi ata se Xheneti, tokën e ka të këndshme, ujin e ka të ëmbël, se është fushë e zbrazët nga pemët dhe ajo mbillet (me fjalët): “I pa të meta është Allahu, falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut, nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi.” 

Transmeton Tirmidhi i cili tha se hadithi është i mirë.

15 – Ebu Musa el-Eshari (radijAllahu anhu) tha:

Profeti më tha:

ألا أدلك على كنز من كنوز الجنة ؟ فقلت : بلى يارسول الله ، قال : قل لا حول ولا قوة إلا بالله

“A të tregoj për një thesar nga thesaret e Xhenetit?” I thashë: “Po, o i dërguari i Allahut!” Ai tha: “Thuaj: Nuk ka asnjë lëvizje apo forcë përveçse me Allahun.” 

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Shpërndaje: