Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Cikli mujor i gruas shtatzënë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Zakonisht cikli mujor i gruas ndërprehet gjatë shtatzënisë.

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Shtatzënia e gruas ndjehet vetëm nëpërmjet ndërprerjes së gjakut.”

Pra, nëse gruas shtatzënë i vie gjaku dy ose tre ditë para lindjes dhe ka dhimbje të lindjes, ai konsiderohet nifas (gjak i lehonisë). Por nëse ai vie shumë kohë para lindjes, apo pak kohë para lindjes, por nuk ka dhimbje të lindjes, atëherë nuk konsiderohet gjak i lehonisë, por a është gjak menstrual, për të cilin vlejnë dispozitat e tij, apo është gjak i ndonjë sëmundjeje për të cilin nuk vlejnë dispozitat e menstruacionit? Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë: Mendimi i saktë është se ky është gjak menstrual, nëse kjo ndodh gjatë ciklit normal mujor të gruas, sepse gjaku që i vie gruas zakonisht në esencë është gjak menstrual, përderisa nuk vërtetohet e kundërta, nëse nuk ka ndonjë shkak që ndalon të qenit e tij gjak menstrual, dhe nuk ka ndonjë argument nga Kurani dhe Sunneti që e ndalon këtë. Ky është mendimi i Imam Malikut dhe Imam Shafiut të cilin e zgjedhi edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijjeh i cili tha:

”Bejheki ka thënë se ky është një nga mendimet e Imam Ahmedit. Dhe thuhet se ai u kthye nga ky mendim.” 1

Në bazë të kësaj, ajo që vlen për gruan shtatzënë e cila ka cikël mujor, vlen edhe për gruan që nuk është shtatzënë përveç nga dy raste:

1 – Divorci. Divorci nga gruaja që ka periudhën e saj të pritjes gjatë cikleve mujore është i ndaluar, por nuk është e ndaluar për ta bërë dirvorc gruan zhtatzënë, sepse divorci nga një grua jo shtatzënë, gjatë ciklit mujor është kundër fjalëve të Allahut (te ala):

إِذَا طَلَّقْتُمُ النِّسَاء فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُوا الْعِدَّةَ

”Kur t’i lëshoni gratë, lëshoni ato para kohës së tyre të pritjes së tyre dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë.” 2

Ndërsa, divorci i shtatzënës që ka menstruacion nuk e kundërshton këtë ajet, sepse ai që ndahet nga një grua shtatzënë është ndarë në kohën e pritjes të saj, e cila përfundon me lindjen e saj, dhe kjo nuk ka rëndësi nëse ajo ka ciklin e saj mujor ose jo në kohën e shkurorëzimit. Prandaj, nuk është e ndaluar që ta bësh divorc një grua shtatzënë pas marrëdhënies seksuale në krahasim me gruan jo shtatzënë.

2 – Me ciklin mujor të gruas shtatzënë nuk përfundon periudha e saj e pritjes, përveç nëse ajo lind, qoftë ajo të ketë pasur cikël gjatë shtatzënisë apo jo. Allahu (te ala) ka thënë:

وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ

”Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.” 3


1 el-Ikhtijarat, fq. 35.

2 65:1.

3 65:4.

Shpërndaje: