Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Datëlindja e profetit

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 15-16
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺ ka lindur ditën e hënë, në dy netët e fundit të muajit Rabi El-Auuel. Sipas një mendimi tjetër, ai ka lindur më 8 Rabi El-Auuel, ndërsa disa të tjerë thonë më 10 Rabi El-Auuel. Një mendim i katërt është se ai ka lindur më 12 Rabi El-Auuel. 

Zubejr bin Bakkar ka thënë: “Ai ﷺ ka lindur në muajin Ramazan.” 

Ky mendim, megjithatë, është i veçantë dhe përmendet nga Es-Suhejli në librin e tij Er-Raudeh.

Megjithatë, ky mendim është i veçantë. Es-Suhejli e ka cituar atë në librin e tij Er-Raudeh.

Ai ﷺ lindi në vitin e elefantit, pesë ditë pas ngjarjes së njohur. Disa thonë se ka lindur 85 ditë pas ngjarjes, të tjerë thonë 10 vjet më vonë, ndërsa disa mendojnë 30 ose madje 40 vjet pas ngjarjes së elefantit. 

Mendimi më i saktë është se ai ka lindur në vitin e elefantit, dhe për këtë ka një konsensus, siç kanë pohuar Ibrahim bin El-Mundhir El-Hizami (mësuesi i Bukharit), Khalifah bin Khajjat dhe të tjerë.

Sa i përket babait të tij, ai vdiq para se profeti ﷺ të lindte. Sipas mendimeve të tjera, ai vdiq kur profeti ishte disa muajsh, një vjeç ose dy vjeç. 

Mendimi më i njohur dhe i pranuar është ai që thotë se babai i tij vdiq para lindjes së profetit ﷺ.

 

Shpërndaje: