Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.E vërteta rreth el-Mu’iz el-Fatimi – heroi i pjesës teatrale të Ikhuanëve

Alameh Ahmed Shakir, shejkh Abdurr-Rrazak bin Afifi, alameh Abdurr-Rrahman el-Uekil, shejkh Muhammed Khalil el-Harras, shejkh Muhammed Hamid el-Faki dhe të tjerë

Burimi: Revista el-Hadi en-Nebeui (1365/6)

Kompilimi: Muhammed bin Iuadh bin Abdil-Ghani

Referimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 14-16

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në edicionin që doli në muajin Rexheb, ju botuat në revistën tuaj fisnike një fragment të shkurtër nga Ibn Kethiri në lidhje me el-Mu’iz el-Fatimi. Megjithatë, në revistë nuk u përmend asgjë për prejardhjen e tij apo besimin e tij që është një përzierje mes zjarrputiamit Ghanusijeh dhe platonizmit modern. Prandaj dua të plotësojë dobinë (e cila është për të zbuluar një nga armiqtë e Islamit) dhe të shkruaj shkurtimisht rreth prejardhjes dhe fesë së tij.

Historianët e besueshëm janë të bashkuar se prejardhja i el-Mu’izit është vetëm pretendim. Shumica besojnë se ai e ka prejardhjen nga Mejmun el-Kadeh (v. 261). Mejmun ishte lideri i Keramitëve të cilët luftuan kundër Islamit dhe muslimanëve. Feja e tyre ishte adhurimi i zjarrit ndërsa ata pohonin se ishin muslimanë. Për të treguar të vërtetën për prejardhjen e tij mjafton që të përmend vetëm një dokument historik që ishte lëshuar nga gjykatësi më i lartë i Abasive, i quajtur Ebu Muhammed el-Akfani dhe dëshmohet nga dëshmitarë të besueshëm duke përfshirë edhe er-Radhi esh-Sherif el-Murtadha esh-Sherif, Ibn-ul-Khazri, Ebu Hamid el-Asfarajni dhe Ebu Xha’fer en-Nesefiu. Në vijim është teksti:

”Dëshmitarët kanë dëshmuar se Ma’d është djali i Ismailit, i cili është i biri i Abdirr-Rrahmanit, që rrjedh nga Dejsan, i cili është djali i Seidit, i cili rrjedh nga grupacioni Dejsanijeh dhe se pasardhësi i tij në Egjipt është Mensur bin Nazar edhe i quajtur el-Hakim, i biri i Ma’d i cili është i biri i Ismailit i cili është i biri i Abdirr-Rrahmanit dhe paraardhësit e tij janë të pistë dhe të papastër – qofshin të mallkuar nga Allahu dhe të gjithë ata që mallkojnë!

Ata kanë vetëm pretendime të kota dhe janë Khauarixh. Ata nuk rrjedhin fare nga Ali ibn Ebi Talibi (radijAllahu anhu). Se ata pretenduan këtë prejardhje është një gënjeshtër. Pasardhësit e Egjiptit dhe paraardhësit e tij janë kufarë, heretikë, paganë dhe mohues. Ata mohuan Islamin dhe lejuan kurvërinë dhe alkoolin. Ata fyejnë profetët dhe pretendojnë se posedojnë fuqi hyjnore. Kjo është shkruar me datën 1 Rabi el-Auel në vitin 402.”

Dëshmitarët e besueshme dëshmojnë se el-Mu’iz e ka shpikur prejardhjen e tij dhe se ai është heretik.

El-Mu’iz ishte një udhëheqës mendjemprehtë dhe shumë i rrezikshëm, që i përkiste sektit Ismailijeh (Sekt Rafidi). Isma’ilijeh është një sekt që shkatërron fenë Islame. Disa nga karakteristikat e tyre janë:

1 – Ata besojnë se disa njerëz posedojnë cilësi hyjnore.

2 – Ata besojnë se disa nga imamët e tyre kanë shpallje që është më madhështore se shpallja e Muhammedit ﷺ.

3 – Ata nuk praktikojnë asnjë nga ritet Islame pasi që udhëheqësi i sektit beson se Kurani ka një kuptim të jashtëm dhe një kuptim të fshehur. Ata besojnë se kuptimi i jashtëm është për masën e gjerë budallenj musliman, ndërsa kuptimi i fshehur është për elitën që nuk janë përgjegjës për veprimet e tyre.

Shpërndaje: