Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Et-Tahaui refzoi Hanefitë e më vonshëm

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 27-28

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Siç u tha, autori e shkroi këtë libër në përputhje me besimin e Ehl-us-Sunnetit në përgjithësi. Njëri prej tyre ishte imam Ebu Hanife en-Nu’man bin Thebit el-Kufi. Ai ishte i pari nga katër imamët, ai i takoi tebiinët dhe transmetoi prej tyre. E njëjta gjë vlen edhe për dy nxënsit e tij Ebu Jusuf dhe Muhammedin esh-Shejbani dhe imamët e medhhebit Hanefi. Ai përmendi besimin e tyre dhe se është në përputhje me besimin e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit.

Kjo refuzon Hanefitë e sotëm dhe të më vonshëm që iu atribuohen Ebu Hanifes por devijojnë nga besimi i tij. Ata pajtohen me të vetëm rreth çështjeve të fikhut. Në të njëjtën kohë ata devijojnë nga besimi i tij. Ata e marrin besimin e tyre nga skolastika dhe logjika. E njëjta gjë ka ndodhur me pasuesit e më vonshëm të medhhebit Shafei’i, ata devijojnë nga besimi i imam esh-Shafi’iut. Ata i atribuohen atij vetëm në çështjet e fikhut. Gjithashtu shumë nga Malikitë e më vonshëm kanë rënë në këtë. Ata nuk e kanë fare besimin e imam Malikut, ata e pranojnë vetëm fikhun e tij. Kur bëhet fjalë për besimin, ata pranojnë fjalë të ndryshme dhe drejtime të mëvonshme.

Ky libër në lidhje me besimin është një kundërpërgjigje ndaj atyre të cilët iu atribuohen katër imamëve dhe ndjekin medhhebet ​​e tyre në fikh ndërsa ata shkojnë kundër besimeve të tyre.

Ky model mund të shihet edhe tek Esharitë; ata ia atribuojnë veten besimit të parë të Imam Ebu Hasan el-Esh’ariut dhe hedhin poshtë atë që ai erdhi në përfundim dhe miratoi nga besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Një atribuim i tillë është i gabuar sepse po të kishin pasuar ata me të vërtetë medhhebet e imamëve, do të pasonin edhe besimin e tyre.

Shpërndaje: