Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Islami për fëmijë

Iman Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Ta’lim-us-Sibjan Et-Teuhid
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 5: Cila është feja jote?

Përgjigje: Feja ime është Islami. Islam do të thotë që t’i nënshtrohesh Allahut duke i besuar vetëm Atij, t’i nënshtrohet Atij duke iu bindur me ibadet vetëm Atij, t’i duash muslimanët dhe t’i urresh idhujtarët.

Allahu -te ala- ka thënë:

إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللّهِ الإِسْلاَمُ

”Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami.” Al-Imran, 3:19

Allahu -te ala- gjithashtu ka thënë:

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

”Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë prej të humburve.” Al-Imran, 3:85

Është transmetuar në mënyrë autentike se profeti ka thënë:

”Islami është të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe ta kryesh haxhin në shtëpinë e shenjtë po pate mundësi.” 

Transmeton Bukhari (4777) dhe Muslimi (102).

Shpërndaje: