Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Kushti i katërt i namazit – abdesi

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtez
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam dhe imam Muhamed Ibn Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Shtylla e katërt është pastrimi. Ky është abdesi i cili bëhet obligim pas nevojave fiziologjike.

Shpjegimi:

Pastrimi, d.m.th. pastrimi pas nevojave fiziologjike. Prandaj namazliu duhet të jetë i pastër (me abdes).

Profeti ﷺ ka thënë:

“Nuk pranohet namazi pa abdes/gusël.” 

Transmeton Muslimi (224).

Ai ﷺ gjithashtu ka thënë:

“Allahu nuk e pranon namazin e asnjërit prej jush që prish abdesin derisa të marrë abdes (përsëri).”

Transmeton Bukhari (135) dhe Muslimi (225).

Pastrimi patjetër duhet të bëhet me ujë nëse gjen ujë, apo me tejemum (me dhe) nëse nuk gjen ujë apo nuk mund ta përdorë atë.

Shpërndaje: