Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, fq. 66
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mëkatet ia vështirësojnë gjërat njeriut. Çdo gjëje që ia mësynë do ta gjej derën e saj të mbyllur apo vështirë ti arrijë. Në mënyrë të ngjashme, personi që e ka frikë Allahun i gjen gjërat të lehtësuara. Ai që e braktis frikën ndaj Allahut do t’i gjej gjërat të vështirësuara. O Allah sa e çuditshme është kjo! kur një person i gjen dyert e mirësisë dhe asaj që i sjell dobi të mbyllura dhe rrugët që shpien drejt tyre të vështira pa e ditur se për çfarë po ndodhë kjo?