Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 62-63
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
3 – Namazi i përbashkët i bashkëshortëve
Është e pëlqyer që ata të falin dy rekate së bashku. Veprimi është transmetuar nga Selefët dhe janë dy transmetime:
1 – Ebu Seid (robi i Ebu Usejdit) ka thënë:
“Unë isha rob kur u martova. I ftova disa nga sahabët e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) sikurse Ibn Mesudin, Ebu Dherrin dhe Hudhejfen. U thirrë ikameti për namaz dhe Ebu Dherri doli përpara për tu bërë imam. Ata thanë: “Largohu1” Unë i thashë: “A është kështu?” Ata thanë: “Po.” Si një rob në pronësi dola përpara dhe iu priva në namaz. Ata më mësuan dhe më thanë: “Kur bashkëshortja jote të zhvendoset tek ti duhet ti falësh dy rekate me të. Pastaj duhet të lusësh Allahun për mirësinë e saj dhe të kërkosh mbrojtje prej Tij nga e keqja e saj. Pastaj Është puna jote dhe puna e saj.”2
2 – Shekik ka thënë:
“Një burrë i quajtur Ebu Hariz3 erdhi dhe tha: “Unë jam martuar me një vajzë të virgjër dhe kam frikë se do ta urrej atë.” Abdullah (bin Mesudi) i tha: “Dashuria është nga Allahu dhe urrejtja është nga shejtani. Ai (shejtani) dëshiron që t’ua bëjë të urrejtur atë që Allahu ua ka lejuar juve. Kur ajo të vjen tek ti, duhet ta urdhërosh që ti falë dy rekate pas teje.”
Në një tjetër transmetim përmend shtojca e mëposhtme nga Ibn Mesudi:
“Thuaj:
اللَّهُمَّ بَارِكْ لِي فِي أَهْلِي، وَبَارِكْ لأَهْلِي فِيَّ، اللَّهُمَّ اجْمَعْ بَيْنَنَا مَا جَمَعْتَ فِي خَيْرٍ، وَفَرِّقْ بَيْنَنَا إِذَا فَرَّقْتَ فِي خَيْرٍ
“O Allah! Bekoje gruan time për mua dhe mua për të. O Allah! Na bashko për derisa na bashkon në mirësi dhe na ndaj kur Ti të ndan në mirësi.”4
1 Do të thotë se mysafiri nuk i prinë në namaz zotit të shtëpisë pa lejen e tij. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Burri nuk duhet të udhëhiqet në namaz në shtëpinë e tij apo në autoritetin e tij.” (Muslim dhe Ebu Auaneh. Ky hadith përmendet në “Sahih Sunen Ebi Davud” (594))
2Ibn Ebi Shejbe (7/50) deri në (12/43) dhe Abdu-Rrezaku (6 / 191-192) me një autentike tregon zinxhir deri Ebu Saidi i cili është i panjohur. Unë nuk kam parë askënd të përmend atë përveç Hafidh Ibn Haxher. Në librin e tij “el-Isabah” ai përmendi atë në mesin e atyre që e transmeton nga pronari i tij Ebu Usejd bin Malik Rabi’ah el-Ensari. Pastaj e kam gjeta atë në librin “eth-Thikat” të Ibn Hibanit. Ibn Hibani tha:
“Ai transmetoi nga disa sahabi. Ebu Bedhran transmetoi prej tij.” (eth-Thikat (5/588))
Pastaj e transmetoi ngjarjen e tanishme pa fjalën “Ata më mësuan …”.
3 Edh-Dhehebi e përmendi atë në ”el-Mushtabih” dhe tha se ai ishte sahabi.
4 Ibn Ebi Shejbeh (7/50) dhe (12/43) dhe Abdurr-Rrazak (6/191-192). Zinxhiri i transmetimit është autentik.