Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 16-17
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Veprat do të vijnë në ditën e gjykimit, ndër to do të vijë namazi e do të thotë: “O Zot! Unë jam namazi.” Pastaj Ai thotë: “Ti je në gjendje të mirë.” Pastaj vjen zekati dhe thotë: “O Zot! Unë jam zekati.” Pastaj Ai thotë: “Ti je në gjendje të mirë.” Pastaj vjen agjërimi dhe thotë: “O Zot! Unë jam agjërimi.” Pastaj Ai thotë: “Ti je në gjendje të mirë.” Pastaj vijnë të gjitha veprat e tyre dhe pas së cilave Ai thotë: “Ju jeni në gjendje të mirë.” Pastaj vjen Islami dhe thotë: “O Zot! Ti je Es-Selam dhe unë jam Islami.” Pastaj Ai thotë: “Ti je në gjendje të mirë. Në bazë teje Unë tani do të shpërblejë dhe do të ndëshkojë.” 1
Allahu (te ala) ka thënë:
وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ
”E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në jetën e pastajme do të jetë nga të humburit.” 2
Është transmetuar në të vërtetë se Aishah (radijAllahu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kushdo që vepron diçka që nuk i përket fesë tonë, ajo do t’i refuzohet.“
Transmetuar nga Ahmedi.
1 Ahmedi në Musned (2/362); Ebu Ja’la në Musnedin e tij (6224).
2 Al-Imran 3:85.