Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Prioritimet e profetëve

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 33-34

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu nuk e ka lënë njeriun të mbështetet vetëm në natyrshmërinë dhe logjikën e tij. Përveç kësaj Ai dërgoi të dërguarit si përgëzues dhe qortues. Me ta Ai gjithashtu zbriti libra për ti’a sqaruar njeriut atë që është e vërtetë dhe atë që është e pavërtetë deri të mos ketë arsyetim për njerëzit. Me fjalë të tjera ata të mos munden të justifikohen para Allahut pasi të kenë vdekur të dërguarit.

Ai i ka obliguar të gjitha umetet që t’i binden, të pasojnë dhe që t’u nënshtrohen këtyre burrave të zgjedhur. Ai që nuk e bën këtë do të dënohet në jetën e kësaj bote dhe madje edhe më keq në të ardhmen dhe në jetën e përjetshme.

Pra çfarë mesazhi kumtuan këta njerëz të zgjedhur? Çfarë u sollën umeteve të tyre? Mesazhi i tyre përmban çdo gjë të mirë dhe parandalon çdo të keqe. Ata i kanë ofruar njerëzimit gjithçka që i bën njerëzit të lumtur në dy jetët. Nuk ka asgjë të mirë vetëm se ata kanë thirrur në të dhe nuk ka të keqe vetëm se ata kanë paralajmëruar ndaj saj.

Abdullah Amr bin el-As (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Në lidhje me një udhëtim ne u stacionuam në një vend. Disa prej nesh ngritën çadrat, të tjerë gjuajtën me shigjeta, disa u kujdesën për shtazët e tyre. Papritmas njëri prej thirrësve të dërguart të Allahut ﷺ thirri: “Mblidhuni për namaz!” Ne u mblodhëm te i dërguari i Allahut ﷺ i cili tha: “Çdo profet që ka qenë para meje ka qenë i detyruar të udhëzojë umetin e tij në të mirën që ua mëson atyre dhe të tërheqë vërejtje nga e keqja që ai e di për të. Ky umet i juaji është i ruajtur në brezat e parë kurse kah fundi do të goditet nga sprovat dhe gjërat që refuzoni. Sprovat do të pasojnë njëra-tjetrën në mënyrë që ato më parë duken të lehta krahasuar me të ardhshmet. Kur të vijë një sprovë besimtari thotë: “Ky është shkatërrimi im.” Pastaj ajo kalon. Pastaj vjen një tjetër sprovë ku besimtari thotë: “Kjo është ajo (që do të më shkatërrojë)”. Kushdo që dëshiron të shpëtojë nga zjarri dhe të hyjë në xhenet duhet të vdesë duke besuar Allahun dhe ditën e fundit dhe duke trajtuar njerëzit sikurse ai vetë dëshiron të trajtohet. Kushdo që i premton besnikërinë udhëheqësit të tij duhet t’i bindet atij nëse ai ka mundësi. Nëse dikush tjetër vjen për ta rrëzuar (udhëheqësin), duhet t’ia preni kokën atij.”1

Të gjithë profetët kumtuan këtë mesazh. Mesazhi shpie në të mirën dhe paralajmëron ndaj së keqes. Por ku fillon? Në çka fokusohet? Thirrja e tyre bazohej në shtylla, parime dhe themele që formonin pikën e tyre fillestare në thirrjen tek Allahu.

Këto baza dhe parime janë:

1 – Teuhid.

2 – Profecitë.

3 – Jeta e ardhshme2.


1 Muslimi (1844).

2 Imam esh-Sheukani ka shkruar një libër të titulluar “Irshad-ul-Fuhul”. Në të ai i vërteton këto baza me Kuran, me Teurat dhe me Ungjill.

Shpërndaje: