Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Pse nuk bëjnë vetëvrasje liderët e al-Kaidës?

Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: Uakafat ue Ma’alim, fq. 11-12

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Fatkeqësitë e lartpërmendura janë për shkak të faktit se shejtani ua ka zbukuruar atyre dhe pasuesve të tyre mendjelehtë shkatërrimin dhe ua ka bërë të urryer veprat e mira dhe vënien e rendit. Prandaj sherri i tyre është i madh ndërsa hajri i tyre është i paktë. Ata thonë se sulmet vetëvrasëse janë shehidllëk dhe injorojnë fjalët e Allahut:

وَلاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ

”Dhe mos mbytni veten tuaj.”1

Ata injorojnë atë që Bukhari transmeton nga i dërguari i Allahut ﷺ i cili ka thënë:

“Ishte një burrë që jetoi para jush i cili kishte një plagë. Ai mori një thikë dhe preu dorën. Ai u përgjak dhe vdiq. Pastaj Allahu (azze ue xhel) tha: “Robi im më sfidoi në lidhje me veten e tij. Unë ia kam ndaluar xhenetin atij.”2

Ata e injorojnë atë që Bukhariu dhe Muslimi transmetojnë nga i dërguari i Allahut ﷺ i cili tha:

“Ai që e vret veten me një hekur do të ketë hekurin e tij në dorë me të cilin ai do të çaj veten në stomak në zjarrin e xhehenemit dhe aty do të mbetet përgjithmonë. Ai që e vret veten me helm do të ketë helmin e tij në dorë të cilin ai do ta ndjej në zjarrin e xhehnemit dhe aty do të mbetet përgjithmonë. Ai që hidhet nga një mal i lart dhe vdes do të hidhet në zjarrin e xhehnemit dhe aty do të mbetet përgjithmonë.”3

Këto tekste paraqesin një kërcënim serioz për ata që marrin jetët e tyre ose jetën e dikujt tjetër që ndalohet me tekstet e sheriatit. Sheriati ka ndaluar personin përgjegjës (për veprat e tij) që të vras veten sepse shpirti nuk është pronë e tij. Allahu e ka në posedim shpirtin e tij.

Është Ai që ka urdhëruar që ata të pastrojnë shpirtin dhe të nderohen me vepra të mira në mënyrë që në mënyrë që njeriu të marrë shpërblimin më të mirë në ditën e gjykimit. Po kështu, Ai ka ndaluar, siç thashë, shuarjen e jetës së ndaluar. 

Ju që bëni thirrje për sulme vetëvrasëse dhe i quani ato shehidllëk në rrugën e Allahut! Pse ju vet nuk i bëni këto veprime të neveritshme me të cilat i keni urdhëruar mendjelehtët? Si është e mundur që ju vet nuk jeni të kënaqur me të qenit një shembull i mirë dhe iniciatorët e parë të asaj në të cilat i nxisni njerëzit? Ju pohoni të vendosur se ai që bënë këto veprime fiton shehidllëkun dhe që praktikuesi i tij fiton nivelin e dëshmorëve. Kaq keq ju gjykoni! Veprimet tuaja janë të pavlefshme! Pse ia ktheni të vërtetës së qartë shpinën për shkatërrimin më të keq në tokë dhe pohoni se jeni rendvënës?


1 4:29.

2 Bukhari (3276).

3 Bukhari (5442) dhe Muslimi (109).

Shpërndaje: