Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Koha e dhënies mes’h mesteve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

Pyetje 4: Sa kohë lejohet t’u jepet mes’h mesteve?

Përgjigje: Kjo çështje është një nga çështjet kryesore që njerëzit kanë nevojë që ta kuptojnë. Kështu, unë do të lë që përgjigja të jetë më e gjatë se pyetja. Dhënia mes’h mesteve është ligjësuar në Kuran dhe sunnet. Sa për Kuranin, Allahu -te ala- ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ

“O ju që keni besuar! Kur doni të kryeni faljen, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla, kaloni duart e lagura mbi kokat tuaja, lani edhe këmbët deri në nyje.” 5:6

Ajeti mund të lexohet si:

وَأَرْجُلِكُمْ

”… edhe këmbët…”

Në këtë rast, këmbët وأرجلكم janë një shtesë e kokave برؤوسكم

që nënkupton se duhet t’u jepet mes’h atyre. Kjo gjithashtu mund të lexohet si:

وَأَرْجُلِكُمْ

”… edhe këmbët…”

Në këtë rast, këmbët وأرجلكم janë një shtesë për fytyrat, وجوهكم që do të thotë se ato duhet të lahen. Përgjatë dy leximeve këmbët munden ose të lahen ose t’u jepet mes’h atyre. Sunneti ka sqaruar kur ato duhet të lahen dhe kur duhet t’u jepet mes’h atyre. Ato duhet të lahen kur ato janë të zbathura dhe duhet t’u jepet mes’h kur ato janë të mbuluara me meste dhe të ngjashme.

Sa për sunnetin, atëherë veprimi është transmetuar nga shumë rrugë nga profeti ﷺ. Dijetarët besojnë se kjo është transmetuar nga shumë drejtime.

Poeti tha:

Prej shumë haditheve janë hadithet:

“Ai që gënjen.”

“Ai që ndërton një xhami për hir të Allahut dhe shpreson shpërblim.”

“Shikimi (në Allahun), ndërmjetësimi dhe pellgu.”

Dhënia mes’h mesteve dhe të tjera!

Është më mirë për personin që i ka mbathur ato në gjendje të pastër (me abdes) që t’u jap mes’h atyre se sa t’i lajë këmbët.

Kur el-Mugire bin Shu’beh -radijAllahu anhu- zbriti për t’i zbathur mestet e të dërguarit të Allahut ﷺ gjatë abdesit të tij, profeti ﷺ i tha:

“Lëri ato sepse i kam mbathur duke qenë i pastër (me abdes), dhe u dha mes’h sipër tyre.”

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

Dhënia mes’h mesteve ka disa kushte:

E para: Ato duhet të mbathen pas pastrimit të plotë, pas papastërtisë së vogël ose të madhe. Nuk është e vlefshme dhënia mes’h atyre nëse ato janë mbathur në gjendje të papastër (pa abdes).

E dyta: Duhet t’u jepet mes’h atyre brenda afatit të mes’hit, i cili do të shpjegohet.

E treta: Atyre u lejohet t’u jepet mes’h vetëm në lidhje me pastrimin e vogël, që do të thotë pas prishjes së abdesit. Në qoftë se je i detyruar për t’u larë (gusul) ato duhet të zbathen dhe duhet larë tërë trupin. Prandaj, nuk lejohet t’u jepet mes’h mesteve pas arritjes së orgazmës.

Safuan bin Asal -radijAllahu anhu- ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon që të na urdhërojë kur ishim udhëtarë që të mos i zbathim mestet për tre ditë me përjashtim të ejakulimit.”

Transmetuar nga Nesai, Tirmidhi dhe Ibn Khuzejmeh.

Këto janë tre kushtet për dhënien mes’h çorapeve.

Sa i përket afatit kohorë, ai zgjatë një ditë për vendasin dhe tre ditë për udhëtarin. Numri i namazeve nuk ka rëndësi. Është koha që ka rëndësi. I dërguari ﷺ e kufizoi mes’hin në një ditë për vendasin dhe tre ditë për udhëtarin. Një ditë është e barabartë me njëzet e katër orë dhe tri ditë janë të barabarta me shtatëdhjetë e dy orë.

Kur fillon të zbatohet afati kohorë? Fillon nga dhënia mes’h për herë të parë. Ai nuk fillon nga mbathja e mesteve ose pasi të prishet abdesi për herë të parë pasi që janë mbathur ato. Në sheriat fjala “mes’h” është përmendur dhe mes’hi nuk mund të zbatohet nëse nuk ka ndodhur. Prandaj mes’hi së pari duhet të ndodh, diçka që nuk bëhet deri sa t’u jepet mes’h për herë të parë. Njëzet e katër orë pas dhënies mes’h të parën herë mbaron afati kohorë i vendasit dhe shtatëdhjetë e dy orë pas dhënies mes’h të parën herë mbaron afati kohorë i udhëtarit. Unë do të jap një shembull që sqaron më tej:

Një person pastrohet për namazin e sabahut. Pastaj ai i mbathë mestet. Pastaj ai e ruan gjendjen e tij të pastër dhe e falë drekën dhe ikindinë. Pas ikindisë në ora 17:00, ai merr abdes për aksham dhe u jep mes’h mesteve. Në këtë rast, atij i lejohet që t’u jap mes’h deri në orën 17:00 në ditën e nesërme. Nëse ai do t’u jap mes’h mes’h në ora 16:45 të nesërmen dhe mbetet i pastër në mënyrë që ai e falë akshamin dhe jacinë, kështu që ai ka falur gjatë kësaj periudhe drekën, ikindisë, akshamin dhe jacinë gjatë ditës së parë dhe sabahun, drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë në ditën e dytë. Pra ai i ka falur nëntë namaze. Çështja pra nuk është në numrin e namazeve siç e kanë kuptuar shumë njerëz të rëndomtë. Ata thonë mes’hi është i vlefshëm vetëm gjatë pesë namazeve të detyrueshme. Kjo nuk ka bazë. Sheriati e ka kufizuar veprimin në një ditë dhe ajo fillon nga dhënia mes’h për herë të parë.

Nga shembulli ti edhe e din se dhënia mes’h pas afatit kohorë është i pavlefshëm dhe nuk e largon gjendjen e papastër. Por në qoftë se u jep mes’h para se të kaloj afati kohorë dhe pastaj mbetesh i pastër pas afatit kohorë, atëherë abdesi nuk është prishur. Gjendja e tij e pastër vlen deri sa ajo të prishet nga një nga faktorët që e prishin abdesin. Mendimi që thotë se abdesi prishet me afatin kohorë nuk ka dëshmi. Përfundimi i afatit kohorë do të thotë se mundësia e mes’hit përfundon, e jo anulimi i abdesit. Fakti që është mes’hi dhe jo abdesi që është i kufizuar, nuk ka asnjë argument se abdesi mbaron kur afati kohorë skadon. Ky person pra ka marrë abdes në mënyrë korrekte përgjatë argumenteve sheriatike. Në qoftë se i tillë është rasti atëherë nuk mund të themi pa argumente sheriatike që abdesi i tij është prishur. Nuk ka asnjë argument se abdesi prishet kur afati kohorë skadon. Prandaj mbetet gjendja e pastër derisa ajo të prishet nga një faktor që e prish abdesin që është ligjësuar në Kuran, sunnet apo sipas konsensusit.

Lidhur me udhëtarin, ai mund t’u jap mes’h tri ditë që korrespondon me shtatëdhjetë e dy orë. Kjo vlen që nga dhënia mes’h të parën herë. Prandaj medhhebi i dijetarëve Hanbeli -rahimehumullah- thotë se personi i cili i mbathë mestet në vendin e tij, e prish abdesin në vendin e tij, fillon të udhëtojë dhe pastaj u jep mes’hin e tij të parë gjatë udhëtimit duhet t’u jap mes’h si udhëtar. Kjo dëshmon se mendimi që thotë se afati kohorë fillon kur prishet abdesi është i dobët. Dhënia mes’h pushon kur të mbarojë afati kohorë dhe kur mestet zbathen.

Dhënia mes’h pushon kur mestet zbathen ndërsa gjendja e pastër mbetet.

Dëshmia se zbathja e mesteve e anulon dhënien mes’h është hadithi i Saufan bin Asalit:

“I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon që të na urdhërojë kur ishim udhëtarët që të mos i zbathim mestet për tre ditë me përjashtim të ejakulimit.”

Kjo dëshmon se mes’hi anulohet kur zbathen mestet. Kjo do të thotë se ai nuk mund t’i mbathë ato përsëri dhe t’u jap mes’h për herë të dytë. Në këtë rast ai duhet të marr abdes tërësisht dhe t’i lajë këmbët. Por në qoftë se i zbathë ato ai ende është i pastër. Gjendja e pastër nuk pushon vetëm për shkak se janë zbathur ato që ju ka dhënë mes’h sepse ky person ka marrë abdes në mënyrë të saktë sipas argumenteve sheriatike. Në qoftë se i tillë është rasti, ne nuk mund të themi pa argumente sheriatike se abdesi i tij është prishur. Nuk ka asnjë argument se abdesi është prishur kur ajo mbi të cilën u është dhënë mes’h zbathet. E vetmja gjë që është dëshmuar se dhënia mes’h përfundon të vlejë kur ajo mbi të cilën është dhënë mes’h zbathet. Kjo do të thotë sikurse u tha se nuk lejohet dhënia mes’h atyre derisa personi të marrë abdes plotësisht dhe t’i lajë këmbët. Përgjatë kësaj abdesi mbetet në parim në përputhje me argumentet sheriatike derisa e kundërta të dëshmohet. Për deri sa e kundërta nuk dëshmohet abdesi është i vlefshëm. Ky është sipas meje mendimi i saktë.

Shpërndaje: