Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Teuhidi ishte feja e të dërguarve

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kjo është feja e dërguarve që Allahu i dërgoi tek robërit e Tij.

Shpjegimi

Shejkhu (rahimehullah) argumenton se Teuhidi-ul-Uluhijeh (besimi se vetëm Allahu meriton adhurimin) është feja e të dërguarve. Të gjithë ata u dërguan me këtë bazë të besimit. Allahu (Te ala) ka thënë:

“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36

”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni”!”  21:25

Idhujtarët ndaj të cilëve i dërguari ﷺ luftoi, devijuan nga ky lloj [i Teuhidit]. Prandaj, ai ﷺ lejoi që jeta, pasuritë, tokat dhe shtëpitë e tyre që të uzurpohen. Përveç kësaj, ai i robëroi gratë dhe fëmijët e tyre.

Ai që gabon në këtë lloj të Teuhidit është kafir dhe idhujtarë edhe në qoftë se ai beson në Teuhid-ur-Rububijeh (se Allahu është Zot) dhe në Teuhid-ul-Esma ues-Sifat (besimi në emrat dhe cilësitë e Allahut).

Që të adhurohet vetëm Allahu është feja me të cilën Allahu i dërgoi të dërguarit e Tij tek robërit. Kjo është pikërisht ajo që ka thënë Shejkhu (rahimehullah). Allahu na ka treguar se i dërguari i parë Nuhi ﷺ ka thënë:

“Vërtet Ne e dërguam Nuhun te populli i tij (duke u thënë): “Kam ardhur te ju si këshillues i qartë. Që ju të mos adhuroni tjetër, por vetëm Allahun. Me të vërtetë unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të dhimbshme.” 11:25-26

Allahu (te ala) ka thënë:

”Edhe tek populli Ad dërguam nga mesi tyre Hudin që tha: “O populli im adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër pos Tij.” 11:50

”Edhe te populli Themud e patëm dërguar njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër pos Tij.” 11:61

”Edhe Medjenit i dërguam vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: “O popull im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër pos Tij.” 11:84

Shpërndaje: