Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Zënkat dhe mospajtimet në lidhje me fenë

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

26 – Ebu Kulabeh ka thënë:

“Mos rri me pasuesit e bidateve dhe mos diskuto me ta. Kam frikë se ata do të ndikojnë në ty me devijimin e tyre, ose ju bëjnë juve që të keqkuptoni diçka sikurse ata vetë keqkuptuan.”

27 – Mua’uijeh bin Kurreh ka thënë:

“Konfliktet në fe bëjnë që veprat të asgjësohen.”

28 – Umer bin Abdil-Azizi ka thënë:

“Ai që me fenë e tij ka për qëllim debatet, vazhdimisht do të lëvizë para dhe mbrapa.”

29 – Ma’n bin Isa ka thënë:

“Një ditë, Malik bin Enesi doli nga xhamia, i shkoi pas një njeri i quajtur Ebul-Haurijjeh i cili ishte i akuzuar për Irxha. Ai tha: “O Ebu Abdil-lah, dëgjo atë që kam për të thënë? Më lejo të flas dhe të debatojnë me ty dhe do të them atë që unë besoj dhe mendoj.” Ai tha: “Çfarë ndodhë nëse ti më mposht mua?” Ai tha: “Nëse unë fitoj, ti do të më pasosh mua.” Ai tha: Çfarë nëse një tjetër vjen dhe na mund të dyve?” Ai tha: “Atëherë duhet ta pasojmë atë.” Maliku (rahimehullah) tha: “O rob i Allahut! Allahu dërgoi Muhammedin me një fe të vetme. Unë besoj se ti po lëviz nga një fe në një tjetër.”

30 – Selam bin Ebi Muti ka thënë:

“Një njeri nga pasuesit e epsheve erdhi tek Ejub es-Sikhtijani dhe i tha atij: “O Ebu Bekr, më lejo të pyes diçka.” Ejubi ia ktheu shpinën atij dhe tregoi me gishtin e tij: “Jo as gjysmë.”

31 – Isma’il bin Kharixheh ka thënë:

“Dy burra nga pasuesit e bidateve shkuan tek Muhammed bin Sirini dhe i thanë: “O Ebu Bekr, a na lejon që të tregojmë një hadith?” Ai tha: “Jo!” Atëherë ata i thanë: “A në lejon që të lexojmë vetëm një ajet Kuranor?” Ai tha: “Jo. Ose ngrihuni dhe largohuni nga këtu ose ngrihem dhe largohem unë nga ju.”

32 – Ibn Kajs ka thënë:

“I thashë El-Hakemit: “Çfarë i shtyu njerëzit që të bien në pasimin e epsheve?” Ai tha: “Zënkat.”

33 – Zijad bin Kulejb ka thënë:

“Ebu Amrah i tha Ibrahimit” O Ebu Imran, Cila prej këtyre epsheve të pëlqejnë më së shumti? Unë vetë jam i dhënë pas mendimit tuaj dhe për këtë arsye unë dua që të pasojë ty.” Ai tha: “Allahu nuk ka lejuar ndonjë të mirë që të jetë në to. Ato janë vetëm zbukurime të shejtanit.”

34 – El-Euzai ka thënë:

“Përmbaju transmetimeve të Selefëve (paraardhësve) edhe në qoftë se njerëzit do të kundërshtojnë ty. Dhe qëndro larg nga mendimet e njerëzve, edhe në qoftë se ata t’i zbukurojnë ato me fjalë të bukura.”

35 – Ai që ka dije dhe mendje të shëndoshë, sheh çdo gjë që kemi përmendur në këtë libër dhe e di se ai është i detyruar që të veprojë sipas saj. Nëse Allahu (azze ue xhel) ia dëshiron të mirën atij, ai do t’i përmbahet Sunnetit të dërguarit të Allahut , sahabëve dhe pasardhësve të tyre në mesin e imamëve të muslimanëve. Ai do të studioj për t’i bërë dobi vetes dhe për të shmang injorancën nga vetja e tij. Qëllimi i tij është që të mësojë për hir të Allahut (azze ue xhel). Qëllimi i tij nuk është që të mësojë për të debatuar, argumentuar dhe për të bërë zënka. As nuk ka për qëllim gjërat e kësaj bote. Ai që e ka këtë qëllim që të shpëtojë nga epshet, bidatet dhe devijimet – nëse do Allahu -. Në këtë fazë, ai do të pasojë paraardhësit që ishin imamët e muslimanëve.

36 – Nëse dikush pyet: “Çfarë duhet të bëjë një njeri nëse atij i ka dhënë dije Allahu (azze ue xhel) dhe konfrontohet nga një person i cili i bën pyetje atij për të debatuar dhe për të bërë zënka me të? A nuk beson se ai duhet të diskutojë me të për t’ia treguar atij të vërtetën dhe për ta refuzuar atë?”, përgjigjemi si më poshtë:

Është mu kjo që na është ndaluar ne. Kjo është pikërisht ajo që imamët e mëparshëm na kanë ndaluar.

37 – Nëse ai thotë: “Çfarë duhet të bëjmë atëherë?” i thuhet atij:

“Në qoftë se ai të bën pyetje për të mësuar të vërtetën dhe jo për të bërë zënka, ti duhet t’ia shpjegosh të vërtetën. Ndërsa ky diskutim duhet të bazohet në dijen e marrë nga Kurani, Sunneti, sahabët dhe imamët  e muslimanëve. Ndërsa nëse personi dëshiron të bëj zënka dhe të debatoj me ty, dijetarët e konsiderojnë këtë të urryer. Në këtë rast ti nuk duhet të debatosh me të dhe në vend të kësaj duhet të ruash fenë tënde.”

38 – Nëse dikush pyet: “A duhet t’i lejojmë ata që vetëm të përhapin gënjeshtra dhe të heshtim?”, i thuhet atij:

Që t’i injorosh dhe t’i bojkotosh ata është më e keqe për ta se sa të debatosh me ta. Kjo është ajo që është thënë nga imamët e Selefu es-Salih.

39 – Ejub es-Sikhtijani ka thënë:

“Ata e konsiderojnë më të keqe injorimin tim se sa unë t’i refuzoj ata.”

40 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Mos u ulë me pasuesit e epsheve; Vërtet zemrat sëmuren nga të ulurit me ta.”

41 – Mehdi bin Mejmun el-Azdi ka thënë:

“Unë pashë se si një njeri donte që të debatonte me të Muhammed bin Sirini, por ai i tha atij: “Unë e di atë që ti dëshiron, por unë nuk do të debatojë me ty.”

42 – A nuk po dëgjon – Allahu të mëshiroftë – se çfarë tha Ebu Kulabeh:

“Mos u ulë me pasuesit e epsheve dhe mos diskuto me ta. Kam frikë se do të ndikojnë në ju me devijimin e tyre, ose ju bëjnë që të keqkuptoni diçka ashtu sikurse ata keqkuptuan.”?

43 – A nuk po dëgjon ti çfarë El-Haseni i tha një njeriu pasi ai e kishte pyetur atë:

“A nuk debaton në lidhje me fenë?” El-Hasani i tha atij: “Sa për mua, unë e kuptoj fenë time. Nëse ti e ke humbur fenë tënde, shko dhe gjeje atë.”

44 – Nëse një person thotë: “A nuk duhet të debatojmë me ta në qoftë se bëhet e nevojshme për ta bërë këtë për të përcaktuar argumentet kundër tyre?” i thuhet:

“Është vetëm e nevojshme për të debatuar me kokat e metodologjive të këqija që i vënë njerëzit në sprova dhe i thërrasin ata në metodologjinë e tyre. Shembuj të këtyre janë tre kalifët në kohën e Ahmed bin Hanbelit (rahimehullah). Ata i vënë njerëzit në sprovë dhe i thirrën në metodologjinë e tyre të keqe. Prandaj ishte e nevojshme për dijetarët që të mbrojnë fenë. Qëllimi i tyre me këtë ishte që të lënë njerëzit që të jenë në gjendje të bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Si pasojë ata debatuan me ta nga nevoja dhe jo vullnetarisht. Së fundi, Allahu (azze ue xhel) e përcaktoi të vërtetën përmes Ahmed bin Hanbelit dhe të atyre që ishin në metodologjinë e tij. Nga ana tjetër Allahu i degradoi dhe i ekspozoi Mutezilitë. Më në fund njerëzit e kuptuan se e vërteta ishte me Ahmed bin Hanbelin dhe ata që e pasuan atë dhe ajo të cilën ata e pasonin, deri në Ditën e Gjykimit.”

45 – Pastaj ne urdhërojmë për t’iu përmbajtur Sunnetit të dërguarit të Allahut , Sunnetit të sahabëve të tij, rrugës së pasardhësve të tyre dhe fjalëve të imamëve. Disa prej tyre janë Malik bin Enesi, El-Euzai, Sufjan Eth-Theuri, Ibn-ul-Mubarak, Esh-Shafi’i Ahmed bin Hanbeli, El-Kasim bin Selam dhe ata që janë në metodologjinë e tyre. Të gjithë të tjerët ne i injorojmë. Ne nuk debatojmë. Ne nuk bëjmë zënka. Ne nuk polemizojmë. Nëse ne shohim një bidatçi duke ecur në njërën anë të rrugës, ne do të ecim në anën tjetër. Nëse ndodhë që ne të ulemi në një mexhlis me një bidatçi, ne ngrihemi dhe largohemi nga aty. Kjo është ajo me të cilën paraardhësit tanë na kanë edukuar!

46 – Ebu Kulabeh ka thënë:

“Pasuesit e epsheve janë njerëzit e devijimit. Unë besoj se destinacioni i tyre final është vetëm zjarri.”

47 – El-Hasan el-Basri ka thënë:

“Bidatçiut as nuk i pranohet namazi, as agjërimi, as haxhi, as xhihadi apo ndonjë vepër tjetër.”

48 – Ebu Kulabeh ka thënë:

“Kurrë nuk ka shpikur në fe një njeri, pa deklaruar shpatën si të lejuar (e ka lejur gjakun e muslimanëve).”

49 – Nëse një person thotë: “Ne e dimë këtë që ti ke përmendur dhe sqaruar. Por çfarë mendon nëse ne debatojmë për diçka që nuk përbëhet nga epshet, zënkat mosmarrëveshjet dhe të ngjashme? Shembuj të kësaj janë çështjet e Fikhut sikurse abdesi, namazi, zekati, agjërimi, haxhi, martesa dhe divorci. A është e lejueshme për të diskutuar çështje të ngjashme apo edhe ato janë të ndaluara? A mund të na sqarosh për ne se si kjo funksionon?” i thuhet atij:

Kjo që sapo e përmende rrallë që i shpëton zënkave. Kjo përfundon që ajo bashkohet me sprova dhe në fund është shejtani i cili është fitimtar.

Nëse ai e kundërshton këtë, i thuhet atij:

Kjo pyetje është bërë shumë e zakonshme në mesin e dijetarëve. Aty njëri përpiqet për të ngadhënjyer mbi tjetrin, për ta mposhtur atë me argumente. Kjo shkakton që personi tjetër të zemërohet dhe të ngrejë zërin. Secili dëshiron që tjetri të gaboj. Ky është një gabim shumë i rëndë dhe pasojat e tij nuk janë të lavdëruara. Që ti të do që kundërshtari yt të gabojë është një gabim dhe një mëkat i madh nga ana juaj. Po ashtu është gabim dhe mëkat nga ana e kundërshtarit tuaj, kur ai dëshiron që ti të gabosh.

Nëse ai thotë: “Por në qoftë se ne debatojmë për të përfituar?” i thuhet atij:

Kjo është pikërisht ajo që duhet të jetë, por debati ende do të përbëhet nga diçka tjetër.

Nëse ti je nga Hixhazi dhe debatuesi yt është nga Iraku dhe ju me të vërtetë dëshironi që të përfitoni, ti duhet t’i thuash atij:

“Allahu të mëshiroftë. Lidhur me këtë çështje dijetarët kanë mendime të ndryshme. Le të diskutojmë atë si një këshillim dhe jo si një mposhtje. Nëse e vërteta është në duart tuaja, unë do ta pasojë atë dhe do të braktis mendimin tim, dhe në qoftë se ajo është në duart e mia, ti më pason mua dhe e braktis mendimin tuaj. Unë as nuk dua që ti të gabosh apo që unë të mposhti ty.”

Në qoftë se debati bëhet në këtë mënyrë, ai konsiderohet i lavdërueshëm dhe i mirë.

Shpërndaje: