Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 119-125
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 40: A ishte thirrja e shejkh Muhamed bin Abdul-Uehabit një thirrje sektare Islame sikurse thirrja e Ikhuanu Musliminëve dhe thirrja e Xhematit Teblig? Çka e këshilloni atë që thotë kështu dhe e publikon këtë në libra?
Përgjigje: Thirrja e Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehabit (Allahu e mëshiroftë) ishte në përputhje me metodologjinë e selefëve sa i përket bazave dhe degëzimeve1. Qëllimi i tij nuk ishte i kufizuar në tjetër gjë përveç besimit të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit në çdo kohë.
Lidhur me grupet e tilla si El-Ikuan El-Musliminët, Xhematin Teblig dhe grupet e tjera2, ne i thërrasim që t’i referojnë metodologjitë e tyre në Kuran, sunnet dhe të mësuarit dhe të kuptuarit e selefëve dhe t’i krahasojnë ato me ta. Nëse ndonjë prej tyre përputhet me ta, atëherë elhamduliLah, por nëse ata e kundërshtojnë atë, gabimet duhet të korigjohen. Kjo është ajo në të cilën ne thërrasim.
1 Librat e tij (Allahu e mëshirodtë) janë në dispozicion. Ato e sqarojnë besimin e duhur, teuhidin dhe atë që e kundërshton teuhidin. Ai i thirri njerëzit që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe që të refuzojnë çdo gjë tjetër. Kjo është thirrja e të dërguarëve (salAllahu alejhim ue selem). Kjo është thirrja e këtij Imami ripërtëritës. Edhe sot ne gëzojmë bereqetin e thirrjes së tij – elhamduliLah.
A kanë shkruar themeluesit2 e Ikhaunu Musliminëve ose dikush nga pasuesit e tyre deri në këtë kohë ndonjë libër për teuhidin dhe besimin e vërtetë? A ka thirrur Hasan el-Benna që të adhurohet sinqerisht Allahun (te ala) dhe që çdo lloj i idhujtarisë të refuzohet? A i largoi ai tyrbet? A e ndaloi teuesulin përmes të ashtuquajturit personalitete të devotshëm dhe besimtarë? A e ngriti sunnetin? Asnjë nga këto pyetje nuk kanë përgjigje pozitive. Përgjigja gjendet tek ata që e njohin besimin e selefëve, e krahasojnë atë me thirrjen e Ikhuanu Musliminëve, e përfaqësuar nga themeluesi i saj Hasan el-Benna dhe lexon librat e tij. Ai do ta kuptojë se el-Benna nuk kishte thirrje të qartë dhe serioze për të luftuar idhujtarinë dhe bidatet. Përkundrazi!
Hasan el-Benna ka thënë:
“Unë isha me vëllezërit Hassafijjeh në Damanhur. Çdo natë, unë isha o pranishëm në xhaminë Teube.” (Mudhakkirat-ud-Dauah ued-Da’ijeh, fq. 24).
A është kjo një thirrje në filtrimin e besimit? Ai tha në të njëjtin libër:
“Es-Sejjid Abdul-Uehab (i cili lejon anëtarësimin në tarikatin Hassafijjeh), ishte i pranishëm. Kam marrë tarikatin Hassafijjehh-Shadhilijjeh prej tij. Ai më dha leje për t’ua mësur të tjerëve lutjet dhe tesevufin.” (fq. 24).
Ai gjithashtu ka thënë:
“Ditët në Damanhur ishin plot pasion për tesevuf. Ishte një kohë plotë adhurim dhe tesevuf.” (fq. 28).
Ai gjithashtu ka thënë:
“Kaluam shumë ditë të premte në Damanhur. Ne e kishim zakon që të udhëtonim për të vizituar një nga varret e burrave të devotshëm dhe besnik në Damanhur. Ndonjëherë e vizitonim Dusukin. Ne mund të shkonin menjëherë pas namazit të sabahut dhe arrinin atje gati në ora 08:00 në mëngjes. Ne ecnim për tre orë. Distanca ishte gati 20 km. Ne e vizitonim varrin, e falnim namazin e xhumasë dhe pushonim. Pastaj ne u kthenim në Damanhur.” (fq. 30).
Ai nuk i dëgjoi ai fjalët e profetit ﷺ:
“Nuk duhet udhëtuar diku tjetër përveç për në tri xhamitë.”? (Bukhari nr 1132 dhe Muslimi nr 1397).
Hasan el-Benna ka thënë:
“Ndodhte të vizitonim Uzbeh en-Neuueum për shkak se ai u varros në të njëjtën varrezë si shejkh Sejjid Sinxhari, një prej personaliteteve të shquara të tarikatit Hassafijjeh, i cili ishte i njohur për drejtësinë dhe devotshmërin e tij. Ne e kalonin gjithë ditën aty dhe pastaj ktheheshim.” (fq. 30).
Ai gjithashtu ka thënë:
“Më kujtohet se si ne zakonisht bënim festival për të festuar ditëlindjen e të dërguarit ﷺ. Ne e bënim këtë çdo natë nga data 1 Rabi el-Auuel deri me dymbëdhjetë Rabi el-Auuel. Ne bënim festë dhe këndonim këngë dhe përjetonim një lumturi të plotë dhe gëzim.” (fq. 52).
Një prej këngëve ishte:
Ky i dashur ka qenë i pranishëm me të dashurit
dhe fali të gjitha mëkatet e tyre të kaluara
Ai gjithashtu ka thënë:
“Të kërkuarit afërsinë e Allahut nëpërmjet një krijese, teuesul është një çështje e diskutueshme sekondare që nuk është e ndërlidhur me mënyrën e lutjes. Kjo nuk është një çështje e besimit.” (Mexhmu Rasa’il Hasan el-Benna, fq. 392).
Kjo nuk ka nevojë për koment. Ky burrë ishte Sufi, Hassafi dhe adhurues i varreve. Ai i dha profetit ﷺ cilësinë e Krijuesit kur tha se profeti ﷺ fal mëkatet. Asgjë nuk është lënë për Allahun. Larg është Allahu nga ajo që thonë ata. Ai tha gjithashtu, kur ai foli për emrat dhe cilësitë e Allahut:
“Sado që të flitet për këtë çështje ajo shpie në fund të fundit në një rezultat të vetëm, domethënë se vetëm Allahu (tebarek ue te) ala e di se çka do të thonë ato.” (Mexhmu Rasa’il Hasan el-Benna, fq. 452).
Kam gjetur se si Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka folur për Mufauuidhat që thonë se vetëm Allahu e di se çka do të thonë cilësitë e Tij dhe se ata janë prej pasusve të bidateve më të këqinj. Ai tha:
“Lidhur me tefuidh, Allahu (te ala) na ka urdhëruar që të marrim në konsideratë Kuranin dhe na nxiti për ta kuptuar atë. Atëherë si është e mundur që ne të detyrohemi që të mos e kuptojmë atë, të mos e njohim atë… Kjo sqaron se Mufauuidhah që pretendojnë se pasojnë sunnetin dhe selefët i përkasin llojit më të keq të pasuesve të bidateve dhe të devijuarëve.” (Dar Ta’arudh-il-Akl uen-Nakl (6/201-205).
A është e mundur për personin i cili posedon njohurinë më të vogël dhe mençuri për të bërë krahasimin më të vogël në mes të thirrjes së imamit ripërtëritësit Muhamed bin Abdil-Uehabit (Allahu e mëshiroftë) dhe thirrjes e cila zbatohej nga ripërtëritësi i bidateve? Ekziston një dallim i madh në mes të yllit dhe tokës.
Imami dhe shejkh Abdul-Aziz bin Baz bin Abdilah (Allahu e mëshiroftë) është pyetur në lidhje me el-Ikhuan el-Musliminët. Pyetja vdhe përgjigja vijojnë:
Pyetje: “El-Ikhuan el-Muslimun kanë hyrë në Arabinë Saudite që nga një kohë dhe është e qartë se janë aktiv në mesin e studentëve. Sa përputhet lëvizja e tyre me metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit?”
Përgjigje: “Lëvizja e el-Ikhuan el-Musliminëve është kritikuar nga elita e dijetarëve sepse ajo nuk është e bazuar në një thirrje për në teuhid dhe paralajmërimin kundër idhujtarisë dhe bidateve. Ata kanë metodologji të veçanta dhe nuk kanë thirrje për në fenë e Allahut dhe në besimin e saktë që e ka Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Prandaj, el-Ikhuan el-Musliminët duhet të kenë përkushtim për thirrjen selefite që do të thotë thirrje për në teuhid, qortimin e adhurimeve të varreve, dhe mbështetja në të vdekurit, dhe lutjet drejtuar të vdekurve si Hasanit, Husejnit dhe el-Bedeuiut. Ata janë të detyruar të kujdesen për këtë bazë themelore, pra kuptimi i fjalës “La ilahe ilAllah” është baza e fesë. Gjëja e parë në të cilin profeti ﷺ i thirri banorët e Mekës ishte që të adhurohet vetëm Allahu dhe kuptimi i fjalës “La ilahe ilAllah”.
Shumë dijetarë i kritikojnë Ikhuanu Musliminët për shkak të kësaj. Prandaj ata nuk i nxisin njerëzit që sinqerisht ta adhurojnë vetëm Allahun dhe as nuk i qortojnë injorantët të cilët iu mbështeten të vdekurve duke iu kërkuar ndihmë atyre, duke u zotuar për ta, duke therrur kurban për ta. Këso veprime janë idhujtari të mëdha.
Ata gjithashtu i kritikojnë ata për mospasimin e sunnetit, moskujdesjen për hadithin fisnik dhe për mospërputhjen me metodologjinë e selefëve brenda gjykimeve të ligjësuara.
Ka shumë gjëra të tjera. Kam dëgjuar shumë nga Ikhuanët për të cilat dijetarët i kritikojnë ata. Lusim Allahun që t’i udhëzojë ata. (el-Mexhallah (tirazhi 806, fq. 24, 25/02-1416).
Një kundërshtar protestoi ndaj kritikës së alameh Ibn Bazit (Allahu e mëshiroftë) dhe tregoi mungesë respekti.
Ai shkroi këtë:
“Unë të respektoj ty, të vlerësojë ty dhe të dua për hir të Allahut. Megjithatë, unë kam një ankesë kundër teje. Sot kam lexuar në “el-Mexhellah” një artikull për i Ikhuan el-Musliminët i cili tu atribua ty. Autori shkroi se Ikhuanu Musliminët nuk kujdesen në lidhje me besimin, e festojnë ditëlindjen e profetit ﷺ dhe bëjnë shumë bidate të tjera. Unë u shokova kur e lexova këtë. Unë jam marrë me Ikhuanu Musliminët në Egjipt për disa vite dhe nuk jam i vetëdijshëm se ata veprojnë diçka nga këto gjëra. Unë nuk kam parë ndonjë bidat fare tek ata apo ndonjë gjë tjetër të përmendur në këtë artikull. Prandaj unë shpresoj që ti të korigjoshë deklaratën tuaj.”
Allahu është më i Madhi! Ai dëshiron që shejku të ndryshojë deklaratën e tij që është e bazuar në dije dhe njohuri. A flet imam Ibn Bazi pa dije? I pa të meta është Allahu! Si pasojë shejkhu dhe imami e Ehl-us-Sunnetit u përgjigj:
“Po, shumë thonë kështu për Ikhuanët. Kam cituar disa dijetarë dhe vëllezër se Ikhuanu Musliminët nuk kujdesen shumë seriozisht për të paralajmëruar kundër çdo gjëje që ka të bëjë me idhujtarinë dhe thirrjen e adhuruesvë të varreve. Megjithatë, kjo duket në librat e tyre dhe në metodologjinë e tyre. Ai që i referohet librave të tyre e sheh këtë.” (Nga një kasetë që ishte regjistruar në et-Taif, Sefer 1416).
Pyetësi tregoi mungesë respekti dhe gënjeshtra dhe trillime për shejkhun. Së pari, ai fillon pyetjen me:
“Unë të respektoj ty, të vlerësojë ty dhe të dua për hir të Allahut.”
Kujt i drejtohet në këtë mënyrë? Një nga imamëve të Ehl-us-Sunnetit që e mbështet sunnetin dhe e lufton bidatet.
Së dyti, ai thotë:
Megjithatë, unë kam një ankesë kundër teje. Sot kam lexuar në “el-Mexhellah” një artikull për i Ikhuan el-Musliminët i cili tu atribua ty.
Është mungesë respekti. Duket se pyetësi nuk ka lexuar se si studentët duhet të sillen me mësuesit e tyre, si imam esh-Shafei (Allahu e mëshiroftë) u soll me mësuesin e tij imam Malik bin Enesin, ose si imam Ahmed bin Hanbeli u soll me mësuesin e tij imam esh- Shafeiun (rahimahumullah). Pyetësi dhe të tillët duhet së pari të mësojnë rregulla të mirësjelljes para se të fillojnë për të kërkuar dituri. Ai thotë:
”…një artikull për i Ikhuan el-Musliminët i cili tu atribua ty.”
Kjo do të thotë se imami (Allahu e mëshiroftë) është i pakujdesshëm për shkak se çështja do të thotë se ai diktohet për diçka që ai nuk mendon ose di. Mos harroni se kjo ishte një intervistë e zyrtare dhe një artikull që nuk mund të ndryshohet nga gazetari. Dhe në qoftë se kjo kishte ndodhur shejkhu kurrë nuk do të kishte heshtur në lidhje me të dhe sidomos duke pasur parasysh se shejhu kishte kohën e tij të lirë dhe se lexonte gazetat.
Së treti, ai thotë:
”Autori shkroi se Ikhuanu Musliminët e festojnë ditëlindjen e profetit ﷺ dhe bëjnë shumë bidate të tjera…”
Ai vazhdon të jetë i pasjellshëm ndaj imam Ibn Bazit (Allahu e mëshiroftë) kur thotë: ”Autori shkroi…”. Përveç kësaj, ai gënjen për shejkhun kur e akuzon atë se ka thënë se ata e festojnë ditëlindjen e profetit ﷺ dhe se bëjnë shumë bidate të tjera.
Artikulli i shejkhut në lidhje me Ikhuanu Musliminët që bëri pyetësin dhe të tillët që të vlojnë nga hidhërimi është një kopje e origjinalit. Lexuesi nuk është naiv që të mashtrohet nga gënjeshtrat. Lexo artikullin dhe referoju origjinalit. Ku shkruan se ata e festojnë ditëlindjen e profetit ﷺ, dhe bëjnë shumë bidate të tjera? Por të kuptuarit është verbëruar dhe nuk mund të pranojë të vërtetën dhe udhëzimin!
Profeti ﷺ ka thënë:
“Një njeri do të vazhdojë të gënjejë derisa ai të shkruhet si gënjeshtar tek Allahu.” Muslimi nr 2607.
Së katërti, ai thotë:
”Unë jam marrë me Ikhuanu Musliminët në Egjipt për disa vite dhe nuk jam i vetëdijshëm se ata veprojnë diçka nga këto gjëra.”
I kërkoj pyetësit të shokuar që të lexoj librat e këtij sekti, të cilën imami fisnik e vuri në pah në përgjigjen e tij ndaj teje. Nëse ti nuk mund t’i lexosh ato për shkak të mungesës së kohës, kështu që referoju faqeve të mëparshme. Aty do të gjesh shkurtimisht çfarë Ikhuanul Musliminët bëjnë me udhëheqësin e tyre Hasan el-Bennën në hark. Atë që ti nuk e di përfshihet nga rrëfimet e tyre.
Po t’i kishe njohur dhe kuptuar rregullat; “Ai që e mëson përmendsh ka përparësi para atij që nuk ka mësuar përmendësh”, “Kritika ka përparësi mbi lavdërimin” dhe “shtojca e të besueshmit pranohet” dhe se folësi është udhëheqës i kohës së tij në kritikë dhe lavdërim dhe nuk kritikonë derisa ai është i bindur, ti nuk do t’i kishe hyrë kësaj çështje.
Së pesti, ai thotë:
”Unë nuk kam parë ndonjë bidat fare tek ata apo ndonjë gjë tjetër të përmendur në këtë artikull. Prandaj, unë shpresoj që ti të korigjosh deklaratën tuaj. “
I pa të meta është Allahu! Çfarë guximi dhe sulmi në këtë mal të lartë është kjo! Ai kërkon që referimi i sotëm për umetin që të devijojë nga e vërteta. Betohem në Allahun se unë njohë dijetarë fisnik në mesin e kolegëve të tij (Allahu e mëshiroftë) që turpërohen të flasin në xhami në praninë e tij ose në një seancë ku ai është ulur derisa ata të kërkojnë leje ose të lejohen. Disa prej tyre madje janë edhe anëtarë të Komisionit të Fetvave. Çka të themi pra për të bërë një kërkesë të tillë?
Së gjashti:
Imami (Allahu e mëshiroftë) dha një përgjigje dërrmuese kur ai theksoi atë që ai tha në artikull të caktuar dhe shtoi se pyetësi dhe shokët e tij duhet t’i referohen librave të sektit për t’u siguruar për atë që është thënë.”