“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

39.Dëshmia për lartësinë e Allahut

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 83-87

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

40 – Jahja Muhammed bin Sa’id na tregoi, Muhamed bin Jezid el-Uasiti na tregoi në Bagdad në vitin 246 hixhrij, Uehb bin Xherir na tregoi, Babai im më tregoi: E kam dëgjuar Muhammed bin Is’hakun duke treguar nga Jakub Utbeh, nga Xhubejr bin Muhammed bin Xhubejr bin Mutim, nga babai i tij, nga babai i tij, i cili tha:

“Një beduin erdhi te profeti ﷺ dhe i tha: ”O i dërguari i Allahut! Njerëzit po shkatërrohen, fëmijët i ka kapluar uria, pasuria na është mpakur dhe bagëtitë po na shuhen, prandaj kërkoji Zotit tënd të na sjellë shi. I kërkojmë Allahut të ndërmjetësojë tek ti, dhe të kërkojmë ty të ndërmjetësosh tek Allahu.

Profeti ﷺ tha: ‘Subhan-Allah, Subhan-Allah!’ Vazhdoi të thoshte ‘Subhan-Allah’ derisa efekti i saj ishte i dukshëm në fytyrat e shokëve të tij.

Pastaj tha: ‘I mjeri ti! A e di kush është Allahu? Madhështia e Allahut është më e madhe se aq! Me të vërtetë pozita e Allahut është më e madhe. Nuk i kërkohet Allahut që të ndërmjetësojë tek asnjë nga krijesat e Tij. Çështja e Allahut është më madhështore se kaq. Mjerë ju! A e dini se kush është Allahu? Arshi i Tij është mbi qiejt dhe tokën e Tij kështu (ai formoi gishtat e tij si një kube) dhe ajo tingëllon për shkak të Tij sikurse tingëllon shala e një kalorësi.” 

Uehb na tregoi me dorën e tij.

Transmeton Ebu Daudi (4726) dhe Tabarani në ”el-Mu’xham el-Kabir” (1547). I dobët sipas Albanit në ”Da’if Sunen Ebu Daud” (1017), i mirë sipas Ibn-ul-Kajimit në ”Mukhtasar-us-Saua’ik el-Murselah” (3/1068).

Shpërndaje: