Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

40.Bidatet gjatë tavafit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 48-50

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

35 – Larja para bërjes tavaf.

36 – Mbathja e çorapeve dhe veshja e dorëzave për të mos shkelur në papastërtitë e tualeteve dhe për të mos prekur gratë.

37 – Falja e dy rekateve tehijetul mesxhid në xhaminë e shenjtë1.

38 – Bërja e nijetit me gojë.

39 – Ngritja e duarve, sikurse ngritja e duarve në namaz, gjatë prekjes së gurit të zi.

40 – Ngritja e zërit gjatë puthjes së gurit të zi.

41 – Kallaballëku dhe përfundimi i namazit para imamit për ta puthur gurin e zi.

42 – Përvjelja e rrobave gjatë prekjes së gurit ose këndit jemenas.

43 – Shprehja që thuhet gjatë prekjes së gurit:

“O Allahu! Unë e bëj këtë me besim në Ty dhe në librin Tënd.”

44 – Shprehja që thuhet gjatë prekjes së gurit:

“O Allah! Unë kërkoj mbrojtje nga Ti kundër kryelartësisë, varfërisë dhe poshtërimit të dy jetëve.”

45 – Vendosja e dorës së djathtë mbi dorën e majtë gjatë tavafit.

46 – Shprehja para derës së Qabes:

“O Allahu! Shtëpia (Qabja) është vërtetë shtëpia Jote. Vendi i shenjtë është vendi Yt  i shenjtë. Siguria është siguria Jote. Ky vend i takon atij që tu lutë Ty që ta mbrosh kundër zjarrit” dhe bën me gisht kah vendi i Ibrahimit (alejhis-selam).

47 – Shprehja tek këndi Irakian:

“O Allah! Të kërkoj mbrojtje nga dyshimi dhe idhujtaria, mosmarrëveshjet dhe hipokrizia, karakteret e këqija dhe ndryshimet negative të pronës, familjes dhe pasardhësve.”

48 – Duaja nën ullukun e çatisë së Qabesë:

“O Allah! Më jep hijen Tuaj në ditën kur nuk ka asnjë hije tjetër përveç hijes Tuaj…”

49 – Shprehja gjatë vrapimit:

“O Allah! Le të jetë një haxh i pranuar, mëkat i falur, betejë e shpërblyer dhe një tregti të suksesshme, Ti je i Plotfuqishëm dhe Falës!”

50 – Shprehja gjatë katër rrotullimeve të fundit në tavaf:

“O Zot! Na falë dhe ji i mëshirshëm. Ke tolerim me atë që Ti e di. Ti vërtet je më i Fuqishmi, më i Buti.”

51 – Puthja e këndit jemenas.

52 – Prekja dhe puthja e këndit të Shamit dhe mekamit të Ibrahimit.

53 – Prekja e mureve të Qabes dhe mekamit të Ibrahimit.

54 – Përpjekja për të kërkuar bereqet pranë “mbështetjes që kurrë nuk humbet”. Është një vend i lartë në murin e Qabes. Sipas njerëzve të thjeshtë personi që e prek atë me dorën e tij ka fituar një mbështetje të sigurt që kurrë nuk humbet.

55 – Gozhda në mes të Qabes. Ata e quajnë atë “kërthiza e botës”. Disa e zbulojnë barkun e tyre dhe vendosin kërthizën e tyre në mënyrë që ata të mund të vendosin kërthizën e tyre në kërthizën e botës.

56 – Bërja tavaf qëllimshëm në shi. Ata pretendojnë se ky veprim falë mëkatet e mëparshme.

57 – Kërkimi i bekimit nga shiu që rrjedh nga çatia e Qabes.

58 – Mos bërja tavaf në rroba të pista.

59 – Haxhiu derdh ujin e mbetur të Zemzemit në pus dhe thotë:

“O Allah! Unë të kërkoj një furnizim të gjerë, një dije dobiprurëse dhe një kurë kundër të gjitha sëmundjeve.”

60 – Larja me ujë Zemzemi.

61 – Disa njerëz i lagin mjekrat me Zemzem dhe i vendosin paratë dhe rrobat në ujë me shpresën e bekimit.

62 – Në disa libra të Fikhut, përmendet se haxhiu duhet të merr frymë në ujin e Zemzemit disa herë kur e pi atë njëkohësisht duke shikuar Qaben.

1 Në fakt, në vend të kësaj, duhet bërë tavaf dhe pastaj të falesh pas vendit të Ibrahimit. Shih librin e Ibnu Tejmijes “el-Kaua’id en-Nuranijjeh”.

Shpërndaje: