Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

40.Burri duhet ti’a shfaqë gruas karakterin e tij të mirë

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të sillet me të me karakterin më të mirë, dhe e mira e tij ndaj saj të jetë e dukshme. Sepse disa burra kanë karakteret më të mira kur ata janë jashtë në treg, me shokët e tyre dhe me të gjithë njerëzit e tjerë. Sjellja e tyre e mirë është e dukshme në këtë rast. Por, si të hynë në shtëpi ata bëhen egërsira, nuk shihet asnjë e mirë tek ai, por çdo herë është i zemëruar dhe sharës. Kurrë nuk dëgjohet zë i mirë nga ai, e as fjalë e mirë. Ndërkohë që profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Besimtarët me besim më të plotë janë ata me karakterin më të mirë, ndërsa më të mirët prej jush janë ata që sillen më së miri me familjet e tyre.” 1

Nuk ka asnjë të mirë në ty nëse ti i ndihmon shokët e tu dhe i trajton të tjerët mirë, përderisa nuk sillesh mirë ndaj familjes tënde. Nëse ti sillesh mirë ndaj familjes tënde dhe përveç kësaj edhe ndaj të gjithë njerëzve të tjerë, atëherë përgëzohesh, sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Më i miri prej jush është ai që sillet më së miri ndaj familjes së tij dhe unë jam ai nga ju që sillet më së miri ndaj familjes së tij.” 2


1 Tirmidhi (1162) dhe Ahmedi (2/250 dhe 2/472). Formulimi është Tirmidhiut cili tha:

”Hadith është i mirë dhe i vërtetë.”

Në zinxhirin e hadithit është Muhammed bin Amr bin Alkamah i cili është i besueshëm por bën gabime, e cila është përmendur në ”et-Takrib” (6228). Hadith është sipas rrugëve të tij të ndryshme dhe transmetimeve të dëshmuara autentik sipas Imam Albanit në ”es-Sahihah” (284).

2 Darimi (2/2260), Tirmidhi (3895) dhe Ibn Hibani (9/4177). Tirmidhi ka thënë:

”Hadith është i huaj dhe autentik.”

Hadith është autentik sipas Imam Albanit në ”es-Sahihah” (285) dhe (1174).

Shpërndaje: