Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 55
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pjesën tjetër të Dhul-Hixhes, profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kaloi në qytetin e tij. Pastaj ai doli në ekspeditën ushtarake në sulmin ndaj Nexhdit, duke pasur për qëllim fisin Ghatafan. Në këtë kohë ai e la Uthman bin Afanin (radijAllahu anhu) si zëvendës në Medine. Në vitin e 2, profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kaloi tërë muajin Safer në Nexhd. Megjithatë, nuk ndodhi asnjë luftë. Pastaj ai u kthye (salAllahu alejhi ue selem).