Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

40.Kështu Muhamedi ﷺ u bë profet dhe i dërguar

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 48-49

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhamed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Ai ﷺ jetoi gjashtëdhjetë e tre vite; dyzet vite para thirrjes profetike dhe njëzet e tre vite si profet (nebij) dhe i dërguar (resul). Ai u bë profet (nebij) me [ajetin] “Lexo!” Dhe u bë i dërguar (resul) me [suren] “Muddethir”. Vendlindja e tij ishte Meka. Allahu e dërgoi atë që të paralajmëroj kundër idhujtarisë dhe që të thërret në teuhid. Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:

يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ قُمْ فَأَنذِرْ وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ وَلَا تَمْنُن تَسْتَكْثِرُ وَلِرَبِّكَ فَاصْبِرْ

”O ti i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje, petkat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)! Mos jep gjë me synimin që të marrësh më shumë dhe për hir të Zotit tënd duro!” El-Muddethir, 74:1-7

Ajeti:

قُمْ فَأَنذِرْ

”Çohu dhe paralajmëro!”

Do të thotë paralajmëro kundër idhujtarisë dhe thirr në teuhid.

وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ

”Zotin tënd madhëroje!”

Do të thotë madhëroje Allahun me teuhid.

وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ
”petkat e tua pastroji!”

Do të thotë pastrojë veprimet tuaja nga idhujtaria.

وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ

”dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!”

Do të thotë idhujve largohu. Ikja prej tyre do të thotë të shmangesh dhe të largohesh prej tyre dhe adhuruesve të tyre.

Shpejgimi

Me këtë ai u bë profet (nebij).

Ndërsa ishte në shpellën Hira i erdhi Xhibrili -alejhi selam- dhe e urdhëroi që të lexojë këtë sure. Menjëherë pas kësaj Xhibrili -alejhi selam- erdhi tek ai me ajetet e sures “El Muddethir”.

Ai u bë i dërguar (resul) me fjalët e Allahut:

اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ

”Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi gjithçka.” El-‘Alak, 96:1

Kështu, ai u bë profet (nebij). Ndërsa ai ishte në Shpellën Hira, kur i erdhi Xhibrili -alejhi selam- dhe e urdhëroi atë që të lexojë këtë sure. Menjëherë pas kësaj Xhibrili -alejhi selam- erdhi tek ai  me ajetet e sures “El Muddethir”. Ai u bë i dërguar (resul) me fjalët e Allahut:

يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ قُمْ فَأَنذِرْ

”O ti i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro!”

Herën e parë kur Xhibrili -alejhi selam- shkoi tek ai dhe urdhëroi që të lexojë dhe e shtrëngojë fortë për ta përgatitur atë për vështirësitë e mëdha të shpalljes dhe kumtimit të saj. Ai ﷺ u frikësua aq shumë nga shtrëngimi që ia bëri Xhibrili -alejhi selam- sa që shkoi në shtëpi dhe i tha Khatixhes: “Më mbuloni, më mbuloni”.

Pas kësaj, Allahu tha:

قُمْ فَأَنذِرْ

”Çohu dhe paralajmëro!”

Ngrihu dhe paralajmëro popullin! Kështu, ai u bë i dërguar (resul).

وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ

”Zotin tënd madhëroje!”

D.m.th respektoje me teuhid.

وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ
petkat e tua pastroji!”

Pastroj veprat prej idhujtarisë, këtu nuk është për qëllim pastrimi i rrobave sepse namazi akoma nuk ishte bërë obligim. Pra është për qëllim pastrimi i veprave:

وَلِبَاسُ التَّقْوَىَ ذَلِكَ خَيْرٌ

”Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri.” El-A’raf, 7:26

Veprat pra mund të quhen rroba.

وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ

”dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!”

Do të thotë statujat. Të ikësh prej tyre do të thotë të shmangësh dhe distancohesh prej tyre dhe adhuruesve të tyre.

Shpërndaje: