و ذكركم الله فيمن عنده
“Allahu ju përmendtë ju midis atyre që janë me Të.”
Kjo është gabim. Hadithi nuk është tek Bukhari dhe Muslimi, po ashtu as shtesa në fund të hadithit nga rruga e transmetimit që përmendëm.
Për më tepër kjo lutje është gjithpërfshirëse dhe nuk kufizohet thënia e saj vetëm nga agjëruesi kur ai e prish agjërimin sepse fjalët e profetit ﷺ:
أَفْطرَ عِنْدَكُم الصَّائِمُونَ
“Bëfshin iftar tek ju agjëruesit…”
nuk janë lajmërim, përkundrazi ato janë lutje që bëhet për nikoqirin i cili ofron ushqim në mënyrë që agjëruesit të mund ta prishin agjërimin tek ai dhe si rezultat ai shpërblehet për prishjen e agjërimit të tyre. Pra kjo është si dy frazat e fundit:
وَأَكَلَ طَعَامَكُمْ الأَبْرَارُ وَصَلَّتْ عَلَيْكُم الملائِكَةُ
“Ushqimin tuaj e ngrënshin njerëzit e mirë (të devotshmit), melaiket bëfshin lutje për ju.”
Pra padyshim kjo është vetëm se dua (lutje) dhe nuk ka në hadith tekst të qartë se ai ﷺ ishte agjërueshëm prandaj nuk lejohet që të kufizohet thënia e kësaj lutjeje vetëm nga agjëruesi. Ndërsa hadithi i transmetuar nga Ibnu Zubejri ku thotë:
“I dërguari i Allahut ﷺ e prishi agjërimin…”, ky nuk përbën argument duke pasur parasysh zinxhirin e dobët të transmetimit. Dhe të njëjtën gjë kanë transmetuar nga Enesi, Ibn ebi Shejbe, Ahmedi, en-Nesai në “Kitabul Uelime”, Ibnul Arabi në “Muaxhem”, Ebu Nuajmi përmes Jahja bin Ebi Kethirit, dhe en-Nesai ka thënë: “Jahja bin Ebi Kethiri nuk e ka dëgjuar atë nga Enesi.”
Pastaj si ai dhe Ibnul Mubarek në “ez-Zuhd” transmetuan nga një rrugë tjetër prej Jahja bin Ebi Kethiri ku ai tha:
“Më kanë transmetuar se Enesi …”
Pra zinxhiri i transmetimit është i ndërprerë.
Ka një rrugë tjetër transmetimi prej Enesit, që e ka transmetuar Ebu Nuajm në “Akhbar Asbahan” përmes Abdul-Hakem bin Zijadit, nga profeti ﷺ i cili thuhet të ketë thënë në fund:
“O Allah! Dërgo salauate mbi familjen e Sa’ad bin Ubades.”
Zinxhiri i këtij transmetimi është i dobët për shkak të transmetuesve të panjohur, Isa bin Shuajb është metruk (transmetues i braktisur) dhe Abdul-Hakem bin Zijad të cilin nuk e njoh.