Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kjo është një përgjigje e mirë dhe e qëlluar, por vetëm atij që Allahu i jep sukses e kupton atë. Prandaj, mos e nënvlerëso këtë përgjigje. Ajo është pikërisht sikurse Allahu (te ala) ka thënë:
”Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë.” 41:35
Shpjegimi
Kjo është një përgjigje e mirë dhe e qëlluar… – Do të thotë që t’i thuhet kundërshtarit se nuk ka kontradikta në fjalët e Allahut (te ala), dhe se fjalët e profetit ﷺ nuk janë në kontradiktë me fjalët e Allahut dhe se është e detyrueshme që argumentet më pak të qarta t’i referohen atyre të qarta. Kjo përgjigje është e mirë dhe e qëlluar sepse askush nuk mund të hedhë poshtë apo ta refuzojë. Kjo është për shkak se është një përgjigje që është e bazuar në dy argumente; në Sheriat dhe logjikë. Prandaj, kjo është një përgjigje që asnjë pasues i së kotës nuk mund ta hedh poshtë.
… por vetëm atij që Allahu i jep sukses e kupton atë… – Këtë përgjigje e kuptojnë vetëm ata që Allahu u ka dhuruar sukses. Ai i ka shpëtuar ata nga sprovat e dyshimeve dhe epsheve. Pastaj Shejkhu e dëshmoi gjithë atë me fjalët e Tij (te ala):
”Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë.” 41:35
Kjo do të thotë se vetëm atij që i është dhënë sukses ka mundësi të refuzojë në mënyrën më të mirë të mundshme.