Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

39.Rreth atij që i ka vdekur një fëmijë

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Sinani i cili ka thënë: ”E varrosa djalin tim dhe unë isha tek varri. Ebu Talha më kapi prej dore më nxorri dhe më tha: ”A dëshiron të të përgëzoj?” I thashë: ”Sigurisht.” Ai tha: ”Më ka treguar mua Ed-Dehhak nga Ebu Musa El-Esharij -radijAllahu anhu- i cili rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Kur një robit i vdes fëmija, Allahu u thotë engjëjve: “A e morët fëmijën e robit Tim?”

Engjëjt thonë: “Po!”

Allahu u thotë: “A ia morët frytin e zemrës?”

Engjëjt thonë: “Po.”

Allahu u thotë: “Çfarë tha robi im?”

Engjëjt thonë: “Të lavdëroi dhe tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”

Allahu i Madhëruar u thotë: “Ndërtojini robit Tim një shtëpi në xhenet dhe emërtojeni ‘Shtëpia e falënderimit’.”

Transmeton Tirmidhi (1021) i cili tha se hadithi është i mirë dhe gharib, Ahmedi (19740), Ibn Hibani (2948) dhe Bejhaki (7146), hadithi është i mirë sipas Ibn Haxherit në Nete’ixh-ul-Efkar (3/285) dhe sipas Albanit në Sahih Sunen Et-Tirmidhi (1021).

Gjithashtu edhe Ibn Hibbani dhe Ebul Kasim Ibn Asakir e kanë transmetuar në këtë formë:
Kur vdes fëmija i ndonjë personi, Allahu i Larëtsuar i thotë Engjëjve të Tij. A ia morët shpirtin fëmijës së robit Tim?

Ata iu përgjigjën: Po!

Allahu i Lartësuar i thotë: Çfarë tha ai?

Ata iu përgjigjën: ”Ai tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi dhe të falënderoi Ty!

Allahu i Lartësuar u thotë: ”Ndërtojini atij një shtëpi në xhenet dhe emërtojeni ‘Shtëpia e falënderimit’.”

Imam Ahmedi transmeton nga Mu`auije Ibn Kur-ra dhe ky përcjell nga babai i tij se një burrë i vinte Profetit salAllahu alejhi ue selem dhe me vete kishte edhe djalin e tij. Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha atij:
A e do djalin tënd?

Ai tha:
O i dërguari i Allahut! Allahu të dashtë sikurse e dua unë djalin tim.

Për një kohë ai humbi nga sytë e njerëzve dhe profeti salAllahu alejhi ue selem tha:
Çfarë ka ndodhur me djalin e filanit?

Iu përgjigjen dhe i thanë:
O i Dërguari i Allahut, ai ka vdekur.

Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha babait të tij:
A nuk dëshiron që ti të shkosh tek një port prej portave të Xhenetit dhe ta gjesh atë duke të pritur ty aty?

Burri u përgjigj:
O i Dërguari i Allahut, kjo gjë është e veçantë për mua apo për të gjithë ne?

Ai tha:
Sigurisht që është për të gjithë ju.” E transmeton edhe Nesaiu nga Shu`be.

Gjithashtu edhe Bejhakiu e transmeton nga një rrugë tjetër transmetimi në të cilën thuhet:
”Një burrë prej ensarëve u çua dhe tha: O i Dërguari i Allahut… A është kjo gjë vetëm për të apo për çdo kënd që i vdes fëmija nga myslimanët?

Ai i tha:
”Sigurisht që kjo vlen për të gjithë myslimanët të cilëve u vdes një fëmijë.”

Shpërndaje: