Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

41.Bidatet gjatë Sai’t dhe mes Safa dhe Maruah

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 50-51

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

63 – Marrja abdes për të ecur midis Safës dhe Marues me qëllim të shpërblimit të shtatëdhjetë e tre herë për çdo hap të marrë.

64 – Ngjitja lartë Safas derisa të preket për muri.

65 – Duaja në lidhje me zbritjen nga Safa:

“O Allah! Më bëj të praktikoj Sunnetin e profetit dhe të vdes me fenë e tij dhe më mbrojë nga devijimet e sprovave.”

66 – Duaja gjatë Sa’it:

“Falë dhe mëshiro, o Zot! Na i falë të gjitha që di. Ti je më i fuqishmi, më i buti. O Allah! Le të jetë haxh i pranuar dhe mëkat i falur. Allahu është më i madhi! Allahu është më i madhi! Allahu është më i madhi!”1

67 – Ecja katërmbëdhjetë herë mes Safasë dhe Merues kështu që ecja të përfundoj në Safa.

68 – Përsëritja e Sa’it gjatë haxhit ose umres.

69 – Falja e dy rekateve pas Sa’it.

70 – Ecja ndërmjet Safas dhe Meruas gjatë namazit me xhemat saqë e humbet atë.

71 – Lutje të veçanta kur hyn në Mina. Njëri prej tyre është ajo që është përmendur në librin “el-Ihja”:

“O Allah! Kjo është Mina. Më ndero ashtu si i ke nderuar miqtë Tuaj të ngushtë dhe ata që të binden Ty.”

Në lidhje me largimin nga atje, thotë:

“O Allahu! Le të jetë ky largim largimi më i mirë ndonjëherë.”

1 Megjithatë, është transmetuar autentikisht nga sahabët Ibn Mesudi dhe Ibn Umueri se ata thanë:

“Falë dhe mëshiro, o Zot! Ti je më i Fuqishmi, Më i Buti.” 

Shpërndaje: