Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

41.Burri duhet ta mbrojë gruan nga xhehnemi

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj janë që ai të jetë shkaktarë që ajo të shpëtoj nga zhehnemi duke e mësuar atë, duke e urdhëruar në të mirë, duke ia ndaluar të keqen dhe duke bërë durim me të gjitha këto. Ai duhet ta parandalojë nga gjërat që mund t’ia shkaktojnë hyrjen në xhehnem.

Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ

”O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” 66:6

Zoti ynë (Subhanehu ue Te ala) gjithashtu ka thënë:

وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا

”Urdhëro popullin tënd të falin namazin dhe jini këmbëngulës në këtë!” 20:132

Shpërndaje: