Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

41.Dhënia mes’h dy palë çorapeve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Studimi i dytë ka të bëjë me dhënien mes’h dy palë çorapeve. Çështja përbëhet nga dy tema:

E para: Pala e dytë mbathet pasi që është prishur abdesi. Këtu i jepet mes’h palës së poshtme dhe jo atyre të sipërme.

E dyta: Pala e dytë mbathen para se të jetë prishur abdesi. Këtu kemi një zgjedhje të lirë. Nëse ai i jep mes’h palës së poshtme gjykimi lidhet me të dhe prandaj është në rregull në qoftë se pala e sipërme zbathet. Dhe nëse ai i jep mes’h palës së sipërme gjykimi lidhet me to. Nëse ai në këtë rast do të zbathë palën e sipërme kështu që ai duhet gjithashtu të zbathë palën e poshtme. Dhënia mes’h njërës palë nuk kalon në palën tjetër. Nuk është e vlefshme për t’u dhënë mes’h atyre ose palës së poshtme nëse ato janë të shqyera. Në librin El-Furu (1/160), thuhet:

“Një mbathje e këmbëve që është mbathur mbi një mbathje mbi të cilën është dhënë mes’h nuk duhet t’i jepet mes’h … Megjithatë, edhe mendimi se lejohet ka një rezultat, gjë të cilën Maliku mendon.”

Gjithashtu thuhet në të njëjtin libër: “Nëse zbathen çorapet e sipërme të cilave u është dhënë mes’h, Ahmedi mendon se edhe çorapet e poshtme duhet të zbathen. Si pasojë, personi duhet të marrë abdes dhe t’i lajë këmbët, për të cilën ka mendime të ndryshme. Ai e ka një mendim tjetër që nuk e obligon këtë. Në këtë rast, personi duhet të marrë abdes apo t’u jep mes’h palës së poshtme, për të cilën ka mendime të ndryshme. El-Furu (1/172).

Në bazë të mendimit se çorapet e zbathura nuk e prishin abdesin, personi nuk është i obliguar me asgjë. Në librin e Neueuiut “el-Mexhmu” thuhet: “Në qoftë se ne lejojmë dhënien mes’h galloshes, kështu që Ebul-Abas Surejxh përmend tre kuptime rreth kësaj.

I pari dhe më i sakti është se ato zëvendësojnë çorapet e lëkurës dhe se çorapet e lëkurës zëvendësojnë këmbët. E dyta është se pala e poshtme është si fashë, ndërsa pala e sipërme si çorapet prej lëkure. E treta është se ato janë si çorapet e lëkurës, pala e sipërme është si pjesa e sipërme dhe pala e poshtme është si pjesa e poshtme.

Nga këto kuptime kolegët tanë janë degëzuar në shumë çështje. Një prej tyre është për të zbathur palën e sipërme pas dhënies mes’h. Nëse do t’i përmbahemi kuptimit të parë, ne nuk kemi nevojë për të zbathur palën e poshtme. Në këtë rast na lejohet t’u japim mes’h atyre. Por a është e mjaftueshme për t’u dhënë mes’h atyre apo duhet përsëritur abdesin? Aty janë dy mendime mbi personin që zbathë çorapet e tij të lëkurës. Dhe në qoftë se ne i përmbahemi kuptimit të tretë atëherë personi nuk është i detyruar me asgjë. Dhe në qoftë se i përmbahemi kuptimit të dytë, ai duhet të zbathë palën e poshtme dhe të lajë këmbët. Ka dy mendime në lidhje me atë se a duhet përsëritur abdesin. Për shkak të mendimeve të ndara në këtë çështje kanë lindur pesë mendime:

1 – Asgjë nuk është e detyrueshme.

2 – Më e sakta është që t’u jepet mes’h palës së poshtme.

3 – Duhet t’u jepet mes’h dhe abdesi duhet të përsëritet.

4 – Çorapet e lëkurës duhet të zbathen dhe këmbët duhet të lahen.

5 – Ato duhet të zbathen dhe abdesi duhet të përsëritet. El-Mexhmu (1/490).

Aty gjithashtu thuhet:

“Nëse një person mbathë çorapet me abdes, e prish abdesin, u jep mes’h atyre, pastaj mbathë tjera çorape mbi to, ka dy mendime të njohura se a lejohet dhënia mes’h atyre.” El-Mexhmu (1/490).

Pastaj ai tha se mendimi që lejon dhënien mes’h duket më i saktë sepse të dy palët janë mbathur me abdes:

“Argumenti i tyre se abdesi nuk është i plotë, është gabim. Er-Rafi’i tregoi se shejkh Ebu Ali tha: “Po të themi se është e lejuar për t’u dhënë mes’h në këtë rast, atëherë afati kohorë vlen pasi që abdesi të jetë prishur pasi që çorapet e lëkurës të jenë mbathur dhe jo pasi që të jenë mbathur galoshët.” El-Mexhmu (1/490).

Mendimi se afati kohorë fillon nga prishja e abdesit do të përmendet.

Shpërndaje: