“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

41.Emri i Muhammedit ﷺ përmendet në Kuran

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 56-57

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

41 – Muhammedi ﷺ është rob i Tij i zgjedhur, profet i zgjedhur dhe i dërguar i Tij.

Shpjegimi:

Pasi që autori (Allahu e mëshiroftë) fillon libërthin e tij me sqarimin se sa e detyrueshme është njohja e Allahut (subhaneh), të besosh se vetëm Ai ka të drejtë të adhurohet dhe ta dish se Ai përshkruhet me cilësi të përsosura dhe madhështore që janë pa fillim dhe pa mbarim, ai kaloi në theksimin e besimit të detyrueshëm rreth të dërguarit . Ai tha:

“Muhammedi është robi i Tij i zgjedhur …”

Është e detyrueshme të besohet. Sikurse dëshmojmë për hyjninë e Allahut, ne dëshmojmë për shpalljen e Muhammedit . Prandaj dy dëshmitë (e shahadetit) janë të pandashme.

Emri i Muhammedit përmendet në Kuran:

مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِّن رِّجَالِكُمْ وَلَكِن رَّسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا

 “Muhammedi nuk është babai i ndonjë burri prej jush, por ai është i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë profetëve. Dhe Allahu është gjithnjë i Gjithëdituri për çdo gjë.”1

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَآمَنُوا بِمَا نُزِّلَ عَلَى مُحَمَّدٍ وَهُوَ الْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ كَفَّرَ عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ وَأَصْلَحَ بَالَهُمْ

 “Ndërsa ata të cilët besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi dhe që besojnë në atë që i është zbritur Muhammedit, pasi ajo është e vërteta prej Zotit të tyre, Ai atyre do t’ua shlyejë gjynahet e tyre dhe do t’ua përsosë gjendjen e tyre.”2

 مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ

”Muhammedi është i dërguari i Allahut.”3

Isa gjithashtu e quajti atë me emrin Ahmed:

وَإِذْ قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُم مُّصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيَّ مِنَ التَّوْرَاةِ وَمُبَشِّرًا بِرَسُولٍ يَأْتِي مِن بَعْدِي اسْمُهُ

 “Dhe (kujto) kur Isai, biri i Merjemes tha: “O Bijtë e Israilit! Unë jam i dërguari i Allahut tek ju duke vërtetuar Teuratin që ka ardhur para meje dhe jam përgëzues i një të dërguari që do të vijë pas meje, – emri i të cilit do të jetë Ahmed!”4

Në sunnet janë transmetuar emrat e tjerë të tij të cilët përndryshe mund të lexohen në librin e Ibnul Kajimit i cili quhet “Xhela-ul-Efham”.


1 33:40

2 47:2

3 48:29

4 61:6

Shpërndaje: