Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
168 – Ebu Rafi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“E kam parë të dërguarin e Allahut ﷺ duke thirr ezanin në vesh të Hasanit, birit të Aliut atëherë kur e kishte lindur atë (nëna e tij) Fatimja radijAllahu anha.”
Me kalimin e kohës mu është bërë e qartë se hadithi është i dobët dhe prandaj nuk duhet të përfshihet në “Sahihul-Kelimit-Tajjib”.
169 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
“Ishte zakon që të sapolindurit të sillen tek i dërguarit i Allahut ﷺ, i cili lutej që Allahu t’i bekojë ata dhe ua fuste në gojë atyre një hurme të cilin ai e kishte zbutur më parë me gojën e tij.”
Transmeton Ebu Daudi. Hadithi është autentik sipas kushteve të Bukhariut dhe Muslimit.
170 – Amr bin Shuajb transmeton nga babai i tij, i cili transmetoi nga babai i tij i cili ka thënë se:
“Profeti ﷺ urdhëroi që fëmija i porsalindur të emërtohet, t’i rruhet koka dhe të theret kurban për të në ditën e shtatë.”
Do të thotë se kokat e tyre rruhen në ditën e shtatë pavarësisht nëse është djalë apo vajzë. Gjithashtu duhet therur dy dele për djalin dhe një për vajzën.
Tirmidhi tha se hadithi është i mirë. Madje grata e hadithit është edhe më e lartë se kaq.
171 – Profeti ﷺ: “E emërtoi djalin e tij me emrin Ibrahimin, birin e Ebu Musait me emrin Ibrahim, birin e Ebu Talhas me emrin Abdullah dhe birin e Ebu Usejdit me emrin el-Mundhir menjëherë pasi ata kishin lindur.”
Këto transmetime janë autentike. Ato dëshmojnë se akti është i lejueshëm, por më së miri është që të veprohet në ditën e shtatë.
172 – Abdullah bin Amr (radijAllahu anhuma) tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
إن أحب أسمائكم إلى الله : عبد الله ، و عبد الرحمن
“Emrat tuaj që Allahu më së shumti i do, janë emrat: Abdullah dhe Abdurr-Rrahman.”
Transmeton Muslimi.
173 – Në një transmetim tjetër, shtoi:
و أصدقها : حارث ، و همام ، و أقبحها : حرب و مرة
“Dhe emrat më të drejtë/sinqertë janë Harith (Triumfues/Bujk) dhe Hemam (Trim), ndërsa emrat më të këqij janë Harb (Luftë) dhe Murrah (Ithët).”
Hadithi është autentik.
174 – “Profeti ﷺ ua ndryshonte sahabëve emrat të cilët kishin domethënie të keqe në emra të cilët kishin domethënie të mirë. Zejnebja (bint Ebi Selemeh) quhej Barrah (e devotshme). Thuhet se ajo lavdëronte veten e saj kështu që ai ﷺ e quajti atë në Zejnebe. Ai urrente që të thuhej se dikush kishte ardhur nga Barrah. Ai e pyeti një njeri se si quhej? Njeriu tha se quhej Hazan (Pikëllim).
Pastaj profeti ﷺ: “Ti quhesh Sehl (i Lehtë).”
Ai ia ndryshoi emrin Asijah (e Pabindur) dhe e emërtoi me emrin Xhemileh (e Bukur).
Ai e pyeti një njeri tjetër se si quhej?
Ai i tha se quhej Esram (i Cunguar).
Profeti ﷺ i tha: “Ti quhesh Zur’ah (Fryt/i Frytshëm).” Ai e ndryshoi emrin e një pjese toke e cila quhej Afrah (Pluhur) dhe ia bëri Khadirah (e Gjelbër).”