Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ibn Ebij Ed-Dunja transmeton nga Seuade Ibnul Esued i cili ka thënë se ka dëgjuar Ebu Khalijfete El-A`bdij, i cili ka thënë: ”Më vdiq djali im i vogël dhe vajtova aq shumë sa që mu largua gjumi. Pasha Allahun! Unë një natë isha i shtrirë mbi krevat dhe nuk gjendej në shtëpi askush tjetër përveç meje. Unë isha duke menduar për djalin tim, kur papritmas dikush më thirri nga ana e derës dhe më tha: ”Es-Selamu Alejkum ue Rahmatullahi o Ebu Khalifeh.”
Unë i thashë: ”Ue Alejkumus Selamu ue Rahmetullah. U frikësova shumë dhe fillova të kërkoj mbrojtje nga Allahu dhe më pas fillova të lexoj ajetet e fundit nga surja Ali Imran, deri sa arrita tek Ajeti:
وَمَا عِندَ اللّهِ خَيْرٌ لِّلأَبْرَارِ
”Dhe ajo që ndodhet tek Allahu, është më e mirë për besimtarët e devotshëm.”
Më tha: ”O Ebu Khalife!”
Unë iu përgjigja: ”Urdhëro!”
Më tha: ”Çfarë dëshiron? A dëshiron të jetosh me djalin tënd një jetë e cila dallon nga ajo e njerëzve të tjerë? A je ti më i mirë tek Allahu se sa Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, të cilit dhe i ka vdekur djali i tij Ibrahimi? I cili (pas vdekjes së Ibrahimit) tha: ”Syri loton, zemra pikëllohet dhe nuk themi asgjë e cila e zemëron Zotin.” Apo çfarë dëshiron?
A don që të ngrehet (të mos vdes) vdekja nga djali ytë dhe ajo është shkruar mbi të gjitha krijesat? Apo çfarë dëshiron?
A dëshiron ta zëmërosh Allahun për Zotërimin e Tij mbi krijesat? Pasha Allahun! Sikur të mos ishte vdekja, ata (njerëzit) nuk do t`i zente toka dhe sikur të mos ishte ngushëllimi, ato nuk do të kishin përfituar asnjëgjë nga të jetuarit.”
Më pas tha: ”A ke nevoj për diçka?”
I thashë: ”Kush je ti, Allahu të mëshiroftë?”
Ai më tha: ”Një nga komshinjtë e tuaj prej Xhinëve.”
Transmetohet nga El-Hasen El-Basrij (Allahu e mëshiroftë!) se një burrë vajtonte për djalin e tij, për këtë u ankua tek Haseni i cili e pyeti: ”A mungonte djali ytë nga ti?”
Ai tha: ”Po! Ai më shumë mungonte se sa ishte i pranishëm.”
Haseni i tha: ”Po! Konsideroje atë si jo të pranishëm sepse ai nuk ka munguar më parë ndaj teje ndonjë mungesë më të mirë dhe më të dobishme se sa kjo.”
Ai tha: ”O Ebu Seijd! Ti ma lehtësove pikëllimin tim për djalin tim.”
Transmetohet nga Seleme se ka thënë: ”Kur djali i Umer Ibn Abdul Azizit vdiq, babai i tij ia zbuloi fytyrën dhe tha: ”Allahu të mëshiroftë o biri im! Unë u lumturova me ty ditën (kur linde) kur u përgëzova me ty, dhe kam jetuar i lumtur me ty. Unë kurrë në asnjë moment nuk kam qenë më i lumtur se sa jam tani. Pasha Allahun, ti do ta thërrasësh babain tënd për në Xhenet.”