Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

41.Përgjigjja e detajuar ndaj dyshimeve të idhujtarëve

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Keshf-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gadhi

www.perlatmuslimane.com

Lidhur me përgjigjen e detajuar, armiqtë e Allahut kanë shumë kundërshtime ndaj fesë  së të dërguarit ﷺ me të cilat ata përpiqen që të parandalojnë njerëzit prej saj. Prej fjalëve të tyre janë:

”Ne nuk adhurojmë askënd karshi Allahut. Ne dëshmojmë se nuk ka dikush që krijon, që furnizon, që bën dobi ose sjell dëm përveç Allahut, Ai nuk ka ortak  dhe se Muhammedi ﷺ nuk posedon diçka që i bën dobi atij e as që e dëmton atë, e të mos flasim për Abdul-Kadir dhe të tjerët. Ndërsa unë jam një njeri që bën mëkate, kurse njerëzit e mirë kanë pozitë të veçantë tek Allahu, dhe unë e lus Allahun nëpërmjet tyre.”

Përgjigju atij me atë që është përmendur më parë, përkatësisht:

”I dërguari i Allahut ﷺ luftoi kundër atyre që besuan atë që sapo ke përmendur. Ata besojnë se idhujt e tyre nuk kishin asnjë kontroll mbi asgjë dhe se ata vetëm dëshironin që të arrinin pozitë dhe ndërmjetësim nëpërmjet tyre. ”

Shpjegimi

Lidhur me përgjigjen e detajuar… – Përgjigja e parë ishte në përgjithësi me të cilin të gjitha dyshimet refuzohen. Përveç kësaj, ka përgjigje të detajuar që hedh poshtë çdo dyshim veçmas. Nëse idhujtarët thonë: ”Ne nuk adhurojmë askënd karshi Allahut. Ne dëshmojmë se nuk ka dikush që krijon, që furnizon, që bën dobi ose sjell dëm përveç Allahut, Ai nuk ka ortak  dhe se Muhammedi ﷺ nuk posedon diçka që i bën dobi atij e as që e dëmton atë, e të mos flasim për Abdul-Kadir – do të thotë Ibn Musa el-Xhilani. Ai i përkiste asketëve më të mëdhenjë dhe Sufive. Ai u lind në 471 dhe vdiq në vitin 561 në Xhilan në Bagdad dhe ai pasoi medhhebin Hanbeli – dhe kjo nuk është asgjë tjetër përveç Teuhidit”, ti duhet ta dish se ky është një dyshim me të cilin ai vesh gënjeshtrën. Megjithatë, ky dyshim është i dobët dhe i pavlefshëm.

Ndërsa unë jam një njeri që bën mëkate … – Ky është vazhdimi i fjalëve të kundërshtarit. Përgjigju atij duke thënë se ajo që ai ka thënë tani nuk është asgjë tjetër pos gjendjes në të cilin ishin idhujtarët. Megjithatë, profeti ﷺ luftoi kundër tyre dhe i deklaroi jetën e tyre, gratë dhe pasuritë e tyre të lejuara. Prandaj ata nuk kishin asnjë dobi nga kjo formë e Teuhidit.

Shpërndaje: