Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – Biri im i dashur! Kije frikë Allahun dhe bindju Atij. Largohu ndalesave të Tij duke pasuar rrugën e Tij në mënyrë që të metat e tua të përmirësohen dhe të jesh i lumtur.
2 – Bindju babait tënd, ji i kënaqur me këshillat e tij dhe përqendrohu plotësisht në këtë.
3 – Ta tërheq vërejtjen ndaj të folurit e tepërt, ndaj të qeshurit të shumtë, ndaj shakasë dhe argëtimit me vëllezërit sepse këto e largojnë respektin dhe sjellin urrejtjen.
4 – Duhet të jesh dinjitar dhe i respektuar, jo arrogant dhe mendjemadh.
5 – Takohu me mikun dhe armikun tënd me një fytyrë të kënaqur. Kurseji atyre vuajtjet pa e poshtëruar veten tënde dhe pa pasur frikë ndaj tyre.
6 – Ji mesatarë në të gjitha veprat tuaja sepse punët më të mira janë ato që janë mesatare. Mos flit shumë. Përhape selamin dhe mos u ul nëpër vende ku ka shumë njerëz dhe tregjet mos i merr si vend takimi.