Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lexojua atyre atë që Allahu e përmendi dhe e sqaroi në Librin e Tij.
Shpjegimi
Do të thotë që t’ia lexosh Teuhidin Uluhijeh që përmendet në Librin e Allahut (te ala). Allahu (azze ue xhel) ka filluar me të. Pastaj Ai e përsëriti atë në mënyrë që ajo të ngulitet në zemrat e njerëzve, dhe që argumentet t’u ngrihen atyre.
Allahu (te ala) ka thënë:
”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje, e të mos i kemi shpallur atij se: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni!” 21:25
”Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Edh-Dharijat, 51:56
”Allahu dëshmoi se nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt dhe dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, Fuqiplotit e më të Urtit.” 3:18
”’Dhe i Adhuruari juaj është i Adhuruar i Vetëm, nuk ka të adhuruar me të drejtë përvec Tij, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!” 2:163
”Më adhuroni Mua!” (29:56)
Ka ajete të ngjashme të cilat urdhërojnë që vetëm Allahu (azze ue xhel) të adhurohet dhe askush tjetër. Nëse ai ka dobi nga këto ajete atëherë qëllimi është arritur. Nëse nuk është bindur ai është kryeneç dhe kokëfortë. Kështu, ai përfundon nën fjalët e Allahut (te ala):
“Dhe ata i përgënjeshtruan ajetet Tona padrejtësisht dhe me mospërfillje edhe pse vetë në veten e tyre ishin të bindur për to. Shih pra se cili ishte fundi i mufsidunëve (kufarëve, i të pabindurve ndaj Allahut, i keqbërësve, gënjeshtarëve).” 27:14