Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

41.Dëshmia për gishtat e Allahut

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 88-90

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

42 – Ebu Muhammed ibn Jahja bin Muhammed bin Said na lexojë fjalë për fjalë, Fudhejl bin Ijadh na tregoi, nga Sulejman (bin el-A’mash), nga Ebu Sufjan, nga Enes bin Malik i cili tha:

“I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon të thoshte:

“O Ti që i rrotullon zemrat! Bëje të qëndrueshme zemrën time në fenë Tënde. “Ata thanë: “O i dërguar i Allahut! A po frikësohesh për ne pasi ne të kemi besuar ty dhe jemi bindur në shpalljen që të ka zbritur?” Ai tha: “Ku e di unë? Zemrat e krijesave janë midis dy gishtave të Allahut (azze ue xhel).”

Shpërndaje: