Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 51-53
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
72 – Qëndrimi në kodrën Arafah në ditën e tetë për tu siguruar që të mos humbet shikimi i hënës së re.
73 – Ndezja e shumë qirinjve në natën e Minës në Arafah.
74 – Lutja që thuhet një mijë herë natën e Arafatit:
“I pa të meta është Ai arshi i të Cilit është në qiell. I pa të meta është Ai rruga e të cilit është në tokë. I pa të meta është Ai rruga e të cilit është në det … “
75 – Largimi i drejtpërdrejtë nga Meka për në Arafah në ditën e tetë.
76 – Largimi në mbrëmje nga Mina për në Arafah.
77 – Ndezja e zjarreve dhe dritave në kodrën Arafah në natën e Arafatit.
78 – Larja para ditës së Arafatit.
79 – Haxhiu thotë kur ti afrohet Arafatit dhe e sheh kodrën Rahmeh:
“I pastër nga të metat është Allahu! Hamdi dhe lavdërimi i përkasin Allahut. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Allahu është më i Madhi.”
80 – Nisja një gjysmë dite më herët para se të jetë koha për të qëndruar në Arafah.
81 – Haxhiu lexon “la ilahe ilAllah” njëqind herë, suren “el-Ikhlas” njëqind herë, dërgon salavate mbi profetin (salAllahu alejhi ue selem) njëqind herë dhe në fund mbi veten njëqind herë.
82 – Heshtja dhe braktisja e lutjeve në Arafah.
83 – Ngjitja në kodrën Rahmeh në Arafah.
84 – Hyrja në kubenë, që gjithashtu quhet “kubeja e Ademit” në kodrën Rahmeh, falja e namazit në të dhe bërja tavaf rreth saj sikurse bëhet tavaf rreth Qabes.
85 – Besimi se Allahu (te ala) zbret në pasdite në një deve të zezë, ua shtrëngon duart kalorësve dhe i përqafon këmbësorët.
86 – Imami mban hytben me dy pjesë sikurse hytbeja e së premtes.
87 – Falja e drekës dhe ikindisë para hytbes.
88 – Thirrja e ezanit për namazin e drekës dhe të ikindisë para se hatibi të përfundojë hytben e tij.
89 – Pas namazit, imami u thotë banorëve të Mekës:
“Falni katër rekate. Ne jemi udhëtuar.”
90 – Falja e namazeve nafile mes drekës dhe ikindisë.
91 – Leximi i lutjeve të veçanta, të tilla sikurse lutja e el-Khidrit (alejhis-selam) që përmendet në librin “el-Ihja” Fillon si më poshtë:
“Ti, që nuk shpërqendrohesh nga ndonjë çështje apo dëgjim …”
Disa lutje janë pesë faqe të gjata.
92 – Largimi nga Arafah para perëndimit të diellit.
93 – Mendimi i njerëzve të thjeshtë se qëndrimi në Arafah në ditën e xhuma është e barabartë me shtatëdhjetë haxhe.
94 – Tubimi gjatë natës së Arafatit në xhami apo jashtë qyteteve, për lutje, dhikër me zë të lartë, hytbe, lexim poezish dhe imitim i banorëve të Arafah.