Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Çka duhet thënë kur dëgjojmë gomarin duke pëllitur, qenin duke lehur dhe kur gjeli këndon?

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

175 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se profeti ka thënë:

إذا سمعتم نهاق الحمير ، فتعوذوا بالله من الشيطان ، فإنها رأت شيطانا ، و إذا سمعتم صياح الديكة ، فسلوا الله من فضله ، فإنها رأت ملكاً

“Nëse dëgjoni gomarin duke pëllitur, atëherë kërkoni mbrojtjen e Allahut nga shejtani (thoni: “Eudhu bil-Lahi minsh-shejtanirr-rraxhim”), sepse ai ka parë ndonjë shejtan. E në qoftë se dëgjoni gjelin duke kënduar, atëherë kërkoni Allahut nga dhuratat e Tij, sepse ai ka parë ndonjë engjëll.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

176 – Xhabriri (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

إذا سمعتم نباح الكلاب ، و نهيق الحمير بالليل ، فتعوذوا بالله منهن ، فإنهن يرين ما لا ترون

“Nëse dëgjoni qentë duke lehur dhe gomarët duke pëllitur natën, atëherë kërkoni mbrojtjen e Allahut nga ata (thoni: “Eudhu bil-Lahi minesh-shejtanirr-rraxhim”), sepse me të vërtetë ata shohin atë që ju nuk e shihni.”

Transmeton Ebu Daudi. Hadithi është autentik.

Shpërndaje: