Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 51-54
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
Hixhret do të thotë emigrimi nga një vend kufri në një vend Islam. Të gjithë njerëzit në këtë umet janë të obliguar që të emigrojnë nga vendi i kufrit në vend Islam. Hixhreti vazhdon deri në ditën e gjykimit. Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:
إِنَّ الَّذِينَ تَوَفَّاهُمُ الْمَلآئِكَةُ ظَالِمِي أَنْفُسِهِمْ قَالُواْ فِيمَ كُنتُمْ قَالُواْ كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِي الأَرْضِ قَالْوَاْ أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ اللّهِ وَاسِعَةً فَتُهَاجِرُواْ فِيهَا فَأُوْلَئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ وَسَاءتْ مَصِيرًا إِلاَّ الْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الرِّجَالِ وَالنِّسَاء وَالْوِلْدَانِ لاَ يَسْتَطِيعُونَ حِيلَةً وَلاَ يَهْتَدُونَ سَبِيلاً فَأُوْلَئِكَ عَسَى اللّهُ أَن يَعْفُوَ عَنْهُمْ وَكَانَ اللّهُ عَفُوًّا غَفُورًا
“Kur engjëjt ua marrin shpirtin atyre që ishin mizorë të vetvetes duke qëndruar me kufarët në një kohë kur emigrimi ishte obligim për ta. Engjëjt u thonë: “Në çfarë gjendje ishit?” Ata përgjigjen: “Ne ishim të dobët dhe të shtypur në tokë.” Engjëjt u thonë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut e të migronit në të?” Vendi i tyre është xhehenemi dhe sa vend i keq është ai! Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, gratë e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë për emigrim. Për këta ka shpresë se Allahu do t’i falë. Dhe Allahu është Falës dhe Mëshirues i Madh.” En-Nisa, 4:97-99
يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ أَرْضِي وَاسِعَةٌ فَإِيَّايَ فَاعْبُدُونِ
”O robërit e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni!” El-Ankebut, 29:56
El-Begauij-rahimehullah– ka thënë:
“Ky ajet është shpallur në lidhje me muslimanët e Mekës që nuk kishin emigruar akoma. Allahu i quajti ata besimtarë.”
Argument për hixhretin nga sunneti, janë fjalët e profetit ﷺ:
“Nuk ndërpritet hixhreti derisa të ndërpritet pendimi, dhe nuk ndërpritet pendimi derisa të lindë dielli nga perëndimi.”
Transmetojnë Ahmedi (4/99), Ebu Daudi (2479) dhe Darimi (2416).
Pasi ishin vendosur në Medine, ai u obligua me dispozitat e tjera të Islamit duke përfshirë zekatin, agjërimin, haxhin, ezanin, xhihadin, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin e së keqes. Ai vazhdoi kështu për 13 vite me radhë. Pastaj vdiq ﷺ, por feja e tij do të mbetet; kjo është feja e tij. Nuk ka asnjë të mirë vetëm se ka thirrur në të dhe nuk ka asnjë të keqe vetëm se ai ka paralajmëruar kundër saj. Mirësia në të cilën ai thërriti është teuhidi dhe çdo gjë tjetër që Allahu e do dhe kënaqet prej saj. E keqja ndaj së cilës ai paralajmëroi është idhujtaria dhe çdo gjë tjetër që Allahu e urren dhe e ka refuzuar.
Allahu e dërgoi atë tek të gjithë njerëzit dhe i urdhëroi të gjithë xhinët dhe njerëzit që t’i binden atij ﷺ.
Argument për këtë janë fjalët e Allahut -te ala-:
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا
“Thuaj (O Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju.” Al-A’raf, 7:158
Allahu e përsosi fenë me anë të tij ﷺ. Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:
الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا
”Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe.” El-Maideh, 5:3
Dëshmia për vdekjen e tij ﷺ janë fjalët e Tij -te ala-:
إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عِندَ رَبِّكُمْ تَخْتَصِمُونَ
”Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë, e sigurisht që edhe ata do të vdesin. E pastaj, në ditën e gjykimit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon.” Ez-Zumer, 39:30-31
Pasi që njerëzit të vdesin ata do të ringjallen. Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:
مِنْهَا خَلَقْنَاكُمْ وَفِيهَا نُعِيدُكُمْ وَمِنْهَا نُخْرِجُكُمْ تَارَةً أُخْرَى
”Ne ju kemi krijuar prej tokës, dhe në të do t’ju kthejmë dhe prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë.” Ta-Ha, 20:55
وَاللَّهُ أَنبَتَكُم مِّنَ الْأَرْضِ نَبَاتًاثُمَّ يُعِيدُكُمْ فِيهَا وَيُخْرِجُكُمْ إِخْرَاجًا
”Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimët, pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë (në ditën e gjykimit).” Nuh, 71:17-18
Pas ringjalljes, njerëzit do të sillen para drejtësisë dhe do të shpërblehen për veprat e tyre. Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:
لِيَجْزِيَ الَّذِينَ أَسَاؤُوا بِمَا عَمِلُوا وَيَجْزِيَ الَّذِينَ أَحْسَنُوا بِالْحُسْنَى
”Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë, për t’i dënuar ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta e për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë me shpërblimin më të mirë.” En-Nexhm, 53:31
Ai që e përgënjeshtron ringjalljen bën mosbesim (kufr). Argument për këtë janë fjalët e Allahut -te ala-:
زَعَمَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَن لَّن يُبْعَثُوا قُلْ بَلَى وَرَبِّي لَتُبْعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلْتُمْ وَذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ
”Ata që nuk besuan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për Allahun është lehtë!” Et-Tagabun, 64:7
Shpjegimi
Pasi që profeti ﷺ kishte emigruar dhe ishte stabilizuar në Medine, ai u obligua me obligimet e tjera duke përfshirë zekatin, agjërimin e Ramazanit, haxhin, xhihadin, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin e së keqes. Tani Medina ishte bërë një vend Islamik dhe kryeqyteti i parë i muslimanëve. Prandaj u ligjësuan edhe obligimet e tjera. Prandaj ata mund të urdhëronin në të mirë dhe të ndalonin nga e keqja. Është prej mëshirës së Allahut -azze ue xhel- që këto obligime hyrën në fuqi vetëm pas emigrimit në Medine. Megjithatë, baza për obligimin e zekatit ishte bërë në Mekë. Allahu -te ala- ka thënë në suren “El-En’am” që është shpallur në Mekë:
وَآتُواْ حَقَّهُ يَوْمَ حَصَادِهِ
”Dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë, që është obligim (të varfërve e nevojtarëve).” En-Aam, 6:141
Ndërsa dispozitat e hollësishme janë shpallur në Medine. Po ashtu agjërimi i Ramazanit u obligua dy vjet pas emigrimit. Haxhi u obligua nëntë ose dhjetë vjet pas emigrimit. Atëherë Allahu shpalli:
وَلِلّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ الله غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ
“Për hir të Allahut vizita e qabes është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk beson, vërtetë Allahu nuk ka nevojë për askënd në mbarë gjithësinë.” El-Imran, 3:97
Ajeti është në suren “El-Imran” që u shpall në Medine.
Edhe xhihadi u urdhërua në Medine. Në fillim ai luftoi vetëm në vetëmbrojtje. Me kalimin e kohës ai mori urdhër për të nisur luftën dhe për të luftuar kufarët edhe pse ata nuk e kishin sulmuar atë. Ai i thirri ata në fenë e Allahut; ata ose konvertoheshin në Islam ose i luftonte derisa të konvertoheshin.
Ndërsa ithtarët e librit (jehudët dhe nasarat) trajtoheshin ndryshme. Ata mund të paguanin taksa (xhizjen) për mbrojtje nëse nuk konvertoheshin në Islam. Edhe mexhusët (adhuresit e zjarrit) trajtoheshin në këtë mënyrë; ata ose konvertoheshin në Islam ose paguanin taksa për mbrojtje. Të gjithë kufarëve të tjerë ju dhanë dy zgjedhje; konvertimin në Islam apo luftën, kur kjo ishte e mundur.
Pasi Allahu me të e kishte plotësuar fenë, ia mori jetën në vitin e 10 (pas emigrimit në Medine).
Ai tha:
الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا
”Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” El-Maideh, 5:3
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عِندَ رَبِّكُمْ تَخْتَصِمُونَ
”Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë, e sigurisht që edhe ata do të vdesin. E pastaj, në ditën e gjykimit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon.” Ez-Zumer, 39:30-31
Pasi që njerëzit të vdesin ata do të ringjallen. Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:
وَاللَّهُ أَنبَتَكُم مِّنَ الْأَرْضِ نَبَاتًاثُمَّ يُعِيدُكُمْ فِيهَا وَيُخْرِجُكُمْ إِخْرَاجًا
”Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimët, pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë (në ditën e gjykimit).” Nuh, 71:17-18
زَعَمَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَن لَّن يُبْعَثُوا قُلْ بَلَى وَرَبِّي لَتُبْعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلْتُمْ وَذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ
”Ata që nuk besuan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për Allahun është lehtë!” Et-Tagabun, 64:7
لِيَجْزِيَ الَّذِينَ أَسَاؤُوا بِمَا عَمِلُوا وَيَجْزِيَ الَّذِينَ أَحْسَنُوا بِالْحُسْنَى
”Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë, për t’i dënuar ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta e për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë me shpërblimin më të mirë.” En-Nexhm, 53:31
Njerëzit do të llogariten dhe do të shpërblehen në ditën e gjykimit. Ata do të marrin librat e tyre (të veprave) ose në dorën e tyre të djathtë ose në dorën e majtë. Banori i xhenetit e merr librin e tij në dorën e djathtë, banori i xhehenemit e merr librin e tij në dorën e majtë.
Peshorja e banorit të xhenetit do të peshojë rëndë, ajo e banorit të xhehenemit do të peshojë lehtë. Mëkatarët janë në rrezik. Pjatë peshorja e tyre mund të peshojë më rëndë në qoftë se ata pendohen ose nëse Allahu -subhaneh- i fal ata, ose në qoftë se ata bëjnë vepra të mira. Ajo gjithashtu mund të peshojë pak në mënyrë që ata të futen në zjarr. Aty ata do të ndëshkohen për aq kohë sa dëshiron Allahu. Pastaj Allahu i nxjerr ata sepse ishin muslimanë. Prandaj çdo person përgjegjës është i obliguar që të largohet prej mëkateve, të pendohet vazhdimisht dhe t’i përmbahet rrugës së drejtë sepse ai nuk e di se kur do të vdesë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që muslimani të veproj me vendosmëri dhe të luftojë kundër vetes, në mënyrë që të pasojë rrugën e drejtë dhe që sinqerisht të pendohet për të gjitha mëkatet e tij. Qëllimi është që ai të vdesë në një gjendje të mirë dhe në rrugën e drejtë pas së cilës ai e fiton lumturinë dhe shpëtimin në ditën e gjykimit.