Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Dituria rreth Muhamedit ﷺ është obligim

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 57

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Njohja e të dërguarit ﷺ është një obligim fetar dhe një bazë e Islamit. Shejkhul-Islam Muhamed bin bin Abdil-Uehabi (Allahu e mēshiroftë) tha:

“Dije – Allahu të mëshiroftë – se ne jemi të detyruar të mësojmë katër çështje:

E para: Njohja e Allahut, e profetit të Tij dhe fesë Islame me argumente.” 1

Sikurse duhet të kesh njohuri rreth Allahut, duhet të kesh njohuri edhe rreth profetit të Tij ﷺ dhe rreth fesë Islame me argumente. Rreth këtyre tri bazave do të pyeten të gjithë të vdekurit kur të varrosen.


1 Thelathet-ul-Usul.

Shpërndaje: