Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Ekspedita ushtarake ndaj fisit Benu Kajnuka

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 55
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Benu Kajnuka ishte një fis jehudi në Medine, të cilët kishin thyer marrëveshjen. Ata ishin tregtarë dhe zejtarë dhe kishin 700 luftëtarë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i rrethoi ata dhe e la Beshir bin Abdil-Mundhirin (radijAllahu anhu) zëvendës në Medine. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i rrethoi ata për pesëmbëdhjetë ditë. Ata ranë dakord që të gjykohen prej tij (salAllahu alejhi ue selem), ndërsa Abdullah bin Ubej bin Selul ndërmjetësoi për ta. Ata ishin aleatë me fisin Khazrexh dhe ai ishte kreu i fisit Khazrexh. Pasi që insistoi, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ra dakord që ti kursej ata. Benu Kajnaka jetonin në periferi të Medinës.

Shpërndaje: