Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Gëzimi i Allahut

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 60

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E njëjta gjë vlen edhe në lidhje me hadithin:

”Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Tij se kur dikush nga ju gëzohet kur e gjen devenë e tij mbi të cilën ai e ka ushqimin dhe pijen e tij pasi t’i ketë humbur ajo. Kur ai shtrihet nën pemë dhe e pret vdekjen. Papritmas deveja qëndron para tij. Ai pastaj e kap atë tek litari dhe thotë (habitet nga gëzimi i madh): ”O Allah! Ti je robi im dhe unë jam Zoti Yt.” 1

Gëzimit i Allahut është një cilësi që i përket vetëm Atij. Nuk është si cilësitë e krijesave. Ai kënaqet, por kënaqësia e Tij nuk është si kënaqësia e krijesave. Ai hidhërohet, por hidhërimi i Tij nuk është si hidhërimi i krijesave. Njeriu që humbi devenë e tij në shkretëtirë shtrihet nën një pemë dhe e pret vdekjen. Papritmas, ai e sheh atë mbi vete dhe thotë:

”O Allah! Ti je robi im dhe unë jam Zoti Yt.”

Allahu pra gëzohet më shumë për pendimin e robit të Tij se sa që ky rob gëzohet që e ka gjetur devenë e tij. Edhe pse është Allahu që e nderon robin me pendim, Ai gëzohet kur robi i Tij pendohet. Pra, është Ai (subhanehu ue te ala) i Cili e nderon robin me pendim dhe e udhëzon atë në të. Allahu e pranoftë pendimin e të gjithëve.


1 Bukhari (6308) dhe Muslimi (2747).

Shpërndaje: