Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 132-135
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Allahu -te ala- ka thënë:
الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ فِرَاشاً وَالسَّمَاء بِنَاء وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاء مَاء فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ
”I Cili për ju bëri tokën vendbanim dhe qiellin kulm, i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos i sajoni ortak Allahut duke qenë se ju e dini.” El-Bekare, 2:22
2 – Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë:
”Endad (të barabartë) është shirku i cili është më i fshehtë se sa ecja e milingonës së zezë mbi gurin e zi në pjesën më të errët të natës. Është të thuash:
“Betohem në Allahun dhe në jetën tënde.”
Dhe:
“Betohem në jetën time.”
“Sikur të mos ishte ky qen ose këto rosa do na kishin hyrë hajdutët.”
Ose t’i thuash dikujt:
“Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti.”
“Sikur të mos ishte Allahu dhe filani.”
Mos e përmend dikë tjetër me Allahun. Të gjitha këto janë shirk.”
Transmeton Ibn Ebi Hatim.
3 – Umer bin el-Khatabi -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut ka bërë kufër ose shirk.”
Transmeton Ebu Daudi (3251), Ahmedi (6072), Tirmidhi (1535) i cili tha se hadithi është i mirë dhe Hakimi i cili e vërtetoi hadithin. Autentik sipas Albanit në ”el-Irua (2561)”.
4 – Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Është më e dashur për mua të betohem në Allahun duke gënjyer se sa të betohem në dikë tjetër dhe të them të vërtetën.”
Transmeton Tabarani në el-Mu’xhem el-Kebir.
5 – Hudhejfeh -radijAllahu anhu- ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
”Mos thoni:
”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe filani.”
Në vend të kësaj thoni:
”Ashtu siç dëshiron Allahu, pastaj filani.”
Transmeton Ebu Daudi (4980) me një zinxhir të saktë transmetimi, Ahmedi (23313) dhe Ibn Ebi Shejbeh (2669). Autentik sipas Albanit në ”es-Silsilah es-Sahihah (137)”.
6 – Është transmetuar se Ibrahim en-Nakhai urrente që të thuhej:
”Kërkoj mbrojtje nga Allahu dhe nga ti.”
Dhe lejonte të thuhej:
”Kërkoj mbrojtje nga Allahu, pastaj nga ti.”
Po ashtu lejoi të thuhej:
”Po të mos ishte Allahu, pastaj filani.”
Ndryshe nga thënia:
”Sikur të mos ishte Allahu dhe filani.”
Shpjegimi

Në këtë kapitull autori -rahimehullah- dëshiron të paralajmërojë njerëzit që të mos marrin të adhuruar të tjerë karshi Allahut. Allahu i quan të adhuruarit sikurse varret, pemët dhe trupat qiellorë ”të barabartë” sepse njerëzit i adhurojnë ato karshi Allahut. Nëse e adhuron atë send, kërkon ndihmë prej tij, e pyet për diçka, ose mendon se ai mund t’i sjell dobi ose dëm, atëherë ky send quhet i “barabartë”.
Allahu -te ala- ka thënë:
وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ
”…duke qenë se ju e dini…”
Pasi që ju e dini se Ai është Krijuesi, Furnizuesi dhe Zoti i Vërtetë -subhanehu ue te ala-. Ai tha duke i qortuar disa njerëz:
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ
”E nga njerëzit ka të atillë që adhurojnë të tjerë përveç Allahut, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë, i duan ata sikurse e duan Allahun, por ata që besojnë e duan shumë më tepër Allahun.” El-Bekare, 2:165
Qëllimi i gjithë kësaj është nxitja e njerëzve që ta adhurojnë Allahun të vetëm -te ala-. Ai është i Adhuruari i vetëm i Vërtetë që ka të drejtë të adhurohet.
Ai -te ala- ka thënë:
وَإِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ لاَّ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ
”Dhe i Adhuruari juaj është i Adhuruar i Vetëm, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!” El-Bekare, 2:163
وَمَن يَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِندَ رَبِّهِ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ
”E ai që u lutet të tjerëve karshi Allahut duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për kufarët.” El-Mu’minun, 23:117
2 – Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë:
”Endad (të barabartë) është shirku i cili është më i fshehtë se sa ecja e milingonës së zezë mbi gurin e zi në pjesën më të errët të natës. Është të thuash:
“Betohem në Allahun dhe në jetën tënde.”
Dhe:
“Betohem në jetën time.”
“Sikur të mos ishte ky qen ose këto rosa do na kishin hyrë hajdutët.”
Ose t’i thuash dikujt:
“Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti.”
“Sikur të mos ishte Allahu dhe filani.”
Mos e përmend dikë tjetër me Allahun. Të gjitha këto janë shirk.”
Transmeton Ibn Ebi Hatim.
Ibn Abbasi i interpretoi të gjitha këto që i përmendëm si shirk. Ai tha se ato përfshihen nga shirku i vogël. Shirku i vogël përfshinë të adhuruarit karshi Allahut. Më e madhe se kjo është të adhurosh statujat dhe gurët. Kjo është shirk i madh. Duhet kujtuar se shirku i fshehtë (d.m.th. shirku i vogël) shpie në shirk të madh. Ai e përmendi këtë në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë larg të dyjave.
Kur iu tha profetit ﷺ: ”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti.”
Ai ﷺ tha: ”A më bëre të barabartë me Allahun? Thuaj: ”Ashtu siç dëshiron Allahu, i Vetmi.”
Tranameton Ahmedi (1839), Bukhari në ”el-Adeb el-Mufred (783)” dhe Tabarani (13005). Autentik sipas Albanit në ”es-Silsilah es-Sahihah (139)”.
Profeti ﷺ e konsideroi se personi e krahasoi të barabartë me Allahun kur tha:
”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti.”
Prandaj është obligim të shmangurit prej këtyre shprehjeve dhe të ngjashme me to sepse lidhëza ”dhe” tregon barazinë. E njëjta gjë vlen edhe për shprehjen:
”Sikur të mos ishin këto rosa apo ky qen në shtëpi njerëzit në shtëpi nuk do të ishin në dijeni për njeriun e huaj.”
Kjo është gabim. Thuaj në vend të kësaj:
”Sikur të mos kishte qenë për Allahun, pastaj për rosat.”
Është vetëm Allahu që krijon shkaqet. Njeriu nuk duhet të mbështetet në shkaqet; ai duhet të mbështetet vetëm në Allahun. Prandaj shkaqet as nuk duhet të përmenden të vetme apo të shoqëruara me ”dhe” por me ”pastaj”. Një shembull tjetër është thënia:
”Sikur të mos kishte qenë filani, ai do të mbytej në ujë.”
Kjo është gabim. Thuaj në vend të kësaj:
”Sikur të mos kishte qenë Allahu, pastaj filani, ai do të mbytej në ujë.”
3 – Umer bin el-Khatabi -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut ka bërë kufër ose shirk.”
Transmeton Ebu Daudi (3251), Ahmedi (6072), Tirmidhi (1535) i cili tha se hadithi është i mirë dhe Hakimi i cili e vërtetoi hadithin. Autentik sipas Albanit në ”el-Irua (2561)”.
E sakta është se Umeri -radijAllahu anhu- është që e transmetoi këtë hadith. Dyshimi në hadith mund të jetë ose nga Ibn Umeri ose nga një transmetues tjetër. Megjithatë, kuptimi është i njëjtë. Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut e nderon atë dhe beson se ai e meriton betimin. Betimi i përket vetëm Allahut sepse vetëm Ai e di gajbin.
Në të kaluarën arabët betoheshin në etërit dhe nderonin personalitete. Kjo ishte e lejuar në fillim të epokës Islame. Me kohën profeti ﷺ e ndaloi këtë dhe paralajmëroi kundër kësaj.
Ai ﷺ ka thënë:
”Mos u betoni në etërit tuaj, në nënat tuaja, ose në të ngjashme.”
Ebu Daudi (3248) dhe Nesai (3769). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami (7249)”.
I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Ai që do të betohet, le të betohet në Allahun ose le të heshtë.”
Bukhari (2679) dhe Muslimi (1646).
Imam Ahmedi transmeton nga Umeri se profeti ﷺ ka thënë:
”Ai që do të betohet, le të betohet në Allahun ose le të heshtë. Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut ka bërë shirk.”
Ky është formulimi i Ibn Umerit. Kjo vepër është shirk i vogël. Megjithatë, mund të jetë shirk i madh nëse personi beson se ai në të cilin betohet posedon pozitë, disponon krijesat dhe meriton të adhurohet karshi Allahut. Përndryshe kjo është shirk i vogël. Prandaj është transmetuar se ata e kishin zakon që të betoheshin në emër të etërve të tyre në fillim të epokës Islame. Pas një koje ata u ndaluan ta bëjnë këtë me qëllim që ata të madhërojnë teuhidin, ta nderojnë Allahun dhe të parandalojnë çdo gjë që shpie në shirk.
4 – Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Është më e dashur për mua të betohem në Allahun duke gënjyer se sa të betohem në dikë tjetër dhe të them të vërtetën.”
Transmeton Tabarani në el-Mu’xhem el-Kebir.
Sepse të betuarit në dikë tjetër përveç Allahut është shirk ndërsa të betuarit në Allahun duke gënjyer është mëkat. Shirku është më i keq se mëkati. Lloji i shirkut është më i rrezikshëm se sa lloji i mëkatit. Megjithatë, edhe gënjeshtra është gjithashtu e ndaluar.
5 – Hudhejfeh -radijAllahu anhu- ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
”Mos thoni:
”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe filani.”
Në vend të kësaj thoni:
”Ashtu siç dëshiron Allahu, pastaj filani.”
Transmeton Ebu Daudi (4980) me një zinxhir të saktë transmetimi, Ahmedi (23313) dhe Ibn Ebi Shejbeh (2669). Autentik sipas Albanit në ”es-Silsilah es-Sahihah (137)”.
Lidhëza ”dhe” tregon barazinë. Prandaj nuk lejohet të thuhet kështu. Ndërsa lejohet të thuhet: ”pastaj” sepse kjo tregon një dallim. Megjithatë, është më mirë të thuhet:
”Ashtu siç dëshiron Allahu, i Vetmi.”
6 – Është transmetuar se Ibrahim en-Nakhai urrente që të thuhej:
”Kërkoj mbrojtje nga Allahu dhe nga ti.”
Dhe lejonte të thuhej:
”Kërkoj mbrojtje nga Allahu, pastaj nga ti.”
Po ashtu lejoi të thuhej:
”Po të mos ishte Allahu, pastaj filani.”
Ndryshe nga thënia:
”Sikur të mos ishte Allahu dhe filani.”
Nuk lejohet të thuhet:
”Kërkoj mbrojtje nga filani dhe filani.”
Ose:
”Kërkoj mbrojtje nga Allahu dhe nga filani dhe filani.”
Në vend të kësaj thuaj:
”Kërkoj mbrojtje nga Allahu.”
Ky është teuhid i përsosur. Muslimani është i detyruar të kujdeset për teuhidin dhe besimin e përsosur dhe t’i shmanget të gjitha formave të shirkut. Ai gjithashtu duhet të përmbahet nga të gjitha mëkatet sepse ato e mangësojnë teuhidin, besimin dhe bindjen.
Dobi:
Hadithi:
”Betohem në babanë tim se ai ka shpëtuar nëse thotë të vërtetën.” Muslimi (11).
Kjo ishte në fillim të Islamit para se të ndalohej të thuhej kështu.
Nuk lejohet të thuhet:
”Sikur të mos ishte Allahu dhe profeti i Tij ne nuk do të ishim të udhëzuar.”
Hadithi:
”Ai do t’i frikësohet vetëm Allahut dhe ujkut.” Bukhari (3852).
Nuk përfshihet në këtë temë. Kjo lejohet.
Nuk lejohet të thuhet:
”Të kërkojë për besën tënde.”
Në qoftë se qëllimi është të betuarit në të. Përndryshe kjo lejohet.
Lejohet të thuhet:
”Kërkojë mbrojtjen e Allahut ndaj teje.”
Kur një grua i tha kështu profetit ﷺ.
Ai i tha asaj:
”Ke kërkuar mbrojtjen e Atij që është i Fuqishëm.” Bukhari (5254).
Pastaj e bëri divorc atë.
Nëse një person trajtohet mirë nga një tjetër dhe i thotë atij:
“Ti je shpëtimtari më i madh.”
Atëherë kjo varet nga qëllimi. Është më mirë të thuhet:
”Sikur të mos ishte Allahu, pastaj ti.”
Fraza: ”Ti je shpëtimtari më i madh.”
Mund të shkaktojë dyshime.