Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

63.Leximi në namazin e xhenazes

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 107

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Është sunnet që të lexohet ”El-Fatihah”1 dhe një sure tjetër pas saj.2 Profeti  i lexonte ato me zë të ulët pas tekbirit të parë.3


1 Këtë mendim e ka imam Shafei, Ahmedi, Is’haku dhe disa studiues të më vonshëm në mesin e Hanefive. Leximi i një sureje pas El-Fatihas është një prej mendimeve të Shafeive dhe kjo është e saktë.

2 Bukhari, Ebu Daudi, Nesai dhe Ibn-ul-Xherid. Ndryshe nga ajo që tha Tuvejxhiri se shtesa është në kundërshtim me transmetimin më të saktë se ajo. Shih: parathënien.

3 Nesai dhe Tahaui me një zinxhir të saktë transmetimi.

Shpërndaje: