“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi i përdorimit të pilulave kontraceptive mujore që e ndalojnë ciklin mujor gjatë Ramazanit dhe jashtë tij

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/7776/%D8%AD%D9%83%D9%85%D8%A7%D8%B3%D8%AA%D8%B9%D9%85%D8%A7%D9%84%D8%AD%D8%A8%D9%88%D8%A8%D9%85%D9%86%D8%B9%D8%A7%D9%84%D8%B9%D8%A7%D8%AF%D8%A9%D8%A7%D9%84%D8%B4%D9%87%D8%B1%D9%8A%D8%A9%D9%81%D9%8A%D8%B1%D9%85%D8%B6%D8%A7%D9%86%D9%88%D8%BA%D9%8A%D8%B1%D9%87

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Cili është gjykimi që gruaja të përdor pilula kontraceptive mujore për të penguar ardhjen e ciklit menstrual gjatë Ramazanit, me qëllim që të plotësojë agjërimin e saj? Na tregoni, Allahu ua shpërbleftë?

Përgjigja: Nuk ka të keqe në këtë, që të përdorë gruaja pilula kontraceptive për të penguar ciklin me qëllim që të falet me njerëzit, të agjërojë me njerëzit. Me kusht, që kjo mos të ketë efekte anësore dhe duke u këshilluar me mjekun, si dhe me pëlqimin e bashkëshortit në mënyrë që mos të dëmtojë veten e saj dhe mos ta kundërshtojë bashkëshortin.

Nëse bëhet kjo, në konsultim me mjekun dhe duke u siguruar që mos të ketë efekte anësore, nuk ka të keqe, kështu mund të veprohet edhe gjatë ditëve të Haxhit. Po.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram