Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ramazani është veçuar në mënyrë specifike për leximin e Kuranit. Ky është muaji në të cilin ka zbritur Kurani.
“Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani.” El-Bekare 2:18
Është veçuar në mënyrë specifike (për leximin e Kuranit). Prandaj duhet që muslimani gjatë Ramazanit, t’i kushtojë rëndësi të madhe Librit të Allahut (subhanehu ue te ala), si leximit të tij ashtu dhe reflektimit dhe meditimit në të, si leximit të tij ashtu dhe reflektimit dhe meditimit në të.
Zakonisht, shumë prej njerëzve janë entuziastë në fillim të muajit. Fillojnë të lexojnë (Kuranin), dhe pastaj dobësohen në leximin e Kuranit, dobësohen në leximin e Kuranit. Kjo nuk duhet t’i ndodhë muslimanit.
Përkundrazi, ajo që kërkohet prej tij, është t’i kushtojë rëndësi dhe vëmendje akoma më shumë dhe njëkohësisht muslimani duhet t’i bëjë vetes një program gjë e cila do ta ndihmojë atë, program ku të specifikojë se sa do të lexojë prej Kuranit, apo se në cilën kohë të ditës do të lexojë (Kuran), njërën prej këtyre të dyjave, njërën prej këtyre të dyjave. Pra specifikon një kohë së cilës ai do t’i përmbahet për leximin e Kuranit, kohë së cilës ai do t’i përmbahet për leximin e Kuranit.
Disa prej atyre që janë të përkushtuar në adhurim, caktojnë si kohë gjatë së cilës do të lexojnë Kuran, që nga namazi i sabahut deri sa të thirret ezani i namazit të drekës dhe janë të përkushtuar në këtë gjë, janë të përkushtuar në këtë gjë, i ka sytë e tij në Mus’haf nga sabahu deri në drekë. Ndoshta ndalet nga ky lexim , vetëm për të përmbushur ndonjë nevojë të lehtë të tijën. Dhe këtë e vepron edhe në kohë të tjera. Si përmbledhje, ai cakton një kohë, sipas mundësisë së tij, ku ai do t’i përmbahet leximit të Kuranit ose ai specifikon xhuze të caktuara të cilat ai ia bën detyrë vetes t’i lexojë çdo ditë duke luftuar me nefsin e tij për të medituar rreth Kuranit.
“(Ky është) një Libër (Kur’ani) gjithë bekime e mirësi, të cilin Ne ta kemi zbritur ty me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen rreth ajeteve të tij dhe që njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë, të mund të përkujtohen.” Surja Sad 38:29