Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

43.Askush nuk e arrinë pozitën e sahabëve

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 413-414

Përktheu: Valdet Gashi

  www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Ata që e shoqëruan profetin , e panë atë, e dëgjuan dhe e besuan, janë më të më mirë se pasardhësit (tebiinët) edhe në qoftë se ata (tebiinët) do bëjnë të gjitha veprat e mira.”

Pasardhësi (tebiiu) më i madh nuk arrin atë që arriti sahabiu më i vogël (në rang) edhe nëse ai vepron të gjitha veprat e mira. Nëse bamirësia jonë në arë (metal me vlerë) mbushë kodrën e Uhudit as nuk do të ishte e barabartë me një grusht bamirësie të tyre, kjo do të thotë se ne nuk mund të arrijmë pozitën e tyre edhe në qoftë se ata japin vetëm një grusht. Çfarë të themi nëse ata japin gjithçka që kanë? Disa sahabë dhuruan çdo gjë që patën. Disa të tjerë dhuruan gjysmën e pasurisë së tyre. Disa furnizuan ushtritë me armatim, një prej tyre ishte Uthmani (radijAllahu anhu). Ata dhuruan pasuritë e tyre për hir të Allahut. Në qoftë se njëri prej tyre jep një hurme, një grusht, apo ndonjë gjë tjetër, tebiinët nuk mund ta arrijnë atë nivel.

Ky imam e dinte pozitën e sahabëve. Gjithashtu ne duhet të dimë gradën dhe pozitën e tyre, dhe duhet ta dimë se ata janë njerëzit më të mirë pas profetëve. Njerëzimi kurrë nuk ka pasur njerëz më të mirë me përjashtim të profetëve. Kurrë nuk ka pasur njerëz me besim të tillë, bindje, sinqeritet dhe sakrificë si ata. Nëpërmjet tyre, Allahu i çliroi zemrat dhe vendet. Umeti ndriçoi nga shpallja të cilën ata e kumtuan nga i dërguari dhe mundi i tyre për fe. Prandaj ata kanë çdo të drejtë për nderim dhe respekt nga ne. Betohem në Allahun se ne duam dhe urrejmë për hir të tyre.

Prandaj Ehl-us-Sunneti thonë se ai që nënçmon vetëm një sahabi është heretik. Çfarë të thuhet për ata që fyen, ofendojnë dhe bëjnë tekfir mbi një sahabi? Ai që nënçmon një sahabi është një Rafidi i neveritshëm.

Nderi i sahabëve të të dërguarit të Allahut duhet të ruhet. Kjo është e qartë duke pasur parasysh se Allahu ishte i kënaqur me ta, ua premtoi atyre xhenetin dhe u dha atyre këtë rang madhështorë. Sahabët i kushtuan vëmendje njëri-tjetrin në lidhje me këtë. Pasardhësit (tebiinët) e dinin këtë. Dijetarët e hershëm të umetit e dinin këtë. Janë vetëm llumi, injorantët, të devijuarit dhe heretikët që ushqejnë armiqësi kundër tyre. Prandaj, urrejtja ndaj Ensarëve është një shenjë e hipokrizisë (dyfytyrësisë), ndërsa dashuria ndaj Ensarëve është një shenjë e besimit. Çfarë të thuhet në lidhje me qëndrimin ndaj Muhaxhirunëve? Dashuria ndaj tyre nënkupton edhe më shumë besimin, ndërsa urrejtja e tyre nënkupton edhe më shumë hipokrizi. Çfarë të thuhet nëse urrejtja dhe armiqësia fillon me Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin, Aliun dhe vëllezërit e tyre në mesin e sahabëve më të mëdhenj (radijAllahu anhum)? Këta njerëz besojnë se pasuesit e jehudiut Ibn Sebe janë më të mirë se Ebu Bekri dhe Umeri. Sipas tyre, shkolla e jehudiut Ibn Sebes është më e mirë se sa shkolla e Muhammedit . Shkolla e Rafidave dhe shkolla e Hauarixhëve burojnë nga shkolla e Ibn Sebes. Rafidat dhe Khauarixhët u rebeluan kundër Uthmanit. Ata janë nxënës të Ibn Sebes. Sipas tyre shkolla e Ibn Sebes arsimuan plotë besimtarë, ndërsa Muhammedi ﷺ arsimoi vetëm tre, katër ose dhjetë besimtarë. Kështu thonë Rafidat.

Shpërndaje: