Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 53-54
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
95 – Largimi i shpejtë nga Arafati për në Muzdelifeh.
96 – Larja para kalimit të natës në Muzdelifeh.
97 – Haxhiu zbret nga mjeti i udhëtimit dhe në vend të kësaj ecë deri në Muzdelifeh si respekt për Haremin.
98 – Duaja e hyrjes në Muzdelifeh:
“O Allah! Kjo është Muzdelifeh aty ku ke bashkuar gjuhë të ndryshme. Ne të kërkojmë të na plotësosh nevojat e ardhshme.”
Kjo është përmendet në librin “el-Ihja”.
99 – Haxhiu e shtynë namazin e akshamit për t’u angazhuar me gjetjen e guralecëve.
100 – Haxhiu e falë sunetin e akshamit ndërmjet akshamit dhe jacisë ose i bashkon ato me sunetet e jacisë dhe vitrin pas namazeve farze. Këtë e lejoi el-Ghazali.
101 – Ndezja e zjarreve të shumta natën e Nahrit (kurbanit) dhe në vendin e shenjtë në Muzdelifeh.
102 – Haxhiu e kalon natën i zgjuar.
103 – Qëndrimi në Muzdelifeh pa kaluar natën aty.
104 – Duaja lidhur me ardhjen tek vendi i shenjtë:
“O Allah! Për hir të vendit të shenjtë, Qabes, muajit të shenjtë, këndin dhe mekamu Ibrahimin! Përcilli selam Muhammedit nga ne. Ti që zotëron madhështinë dhe lavdinë; na fut në shtëpinë e Paqes.”1
105 – Fjala el-Baxhurit (318):
“Në Muzdelifeh është Sunnet për të mbledh shtatë gurë që hidhen në ditën e Nahrit (kurbanit). Gurët e tjerë merren nga Lugina Muhassir.”
1 Kjo lutje jo që është vetëm bidat por edhe kundërshton Sunnetin sepse ajo përbëhet nga Teuesuli përmes vendit të shenjtë, Qabes. Teuesuli tek Allaju (te ala), nga ana tjetër, duhet të bëhet nëpërmjet emrave dhe atributeve të Tij. Hanefitë kanë thënë se është e urryer të thuhet:
“O Allah! Të lutem për hak të vendit të shenjtë…”
Kjo përmendet, ndër të tjera, në komentet e Ibn Abidinit. Shih librin tonë “et-Teuessul; Anua’uh ue Ahkamuh”.